Arrestohet për korrupsion një zyrtar
i lartë në drejtorinë e tatimeve Korçë

KORÇË - Ditën e sotme nga Strukturat për Krimin Ekonomik, në bashkëpunim me Taks Forcë pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë u finalizua me sukses operacioni ”Butiku”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur arrestimi në flagrancë i G.R, 38 vjeç, banues në Korçë me detyrë përgjegjës i kontrollit të terrenit në Drejtorinë e Tatimeve Qarkut Korçë.

G.R, pas një hetimi 2 mujor nga Strukturat për Krimin Ekonomik, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi favorizonte subjektet private në Qarkun e Korçës që të mos paguanin detyrimet tatimore veprime të cilat i bënte kundrejt shumave të konsiderueshme që ju merrte këtyre subjekteve.

Po punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së 38 vjeçarit dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij si dhe evidentimin e të gjithë subjekteve tregtarë të pa licencuara që favorizoheshin nga G.R.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të punonjësve që ushtrojnë funksione publike” të parashikuara nga nenet 248 dhe 259 te Kodit Penal.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella

Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella