Nga ekrani në qelitë e ftohta të Vlorës. Qetsori, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Albania, është arrestuar nga policia e Vlorës me akuzën për vjedhje. Duket Qetsori ka vendosur ti jap imazhit të tij mediatik llustrën e “djalit të keq”. 37 vjecari Qetsor Ferunaj, është arrestuar në Orikum sëbashku me tre persona të tjerë, për prerjen e tubove të hekurit në pronësi të Drejtorisë së Ujërave, përgjatë rrugës në bregdetin e kësaj zone.
Mëngjesin e sotëm, shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë kapur në flagrancë duke prerë disa tubo hekuri që ndodheshin përgjatë rrugës që të con për bregdetin e Orikumit, shtetasit, 22 vjecarin Daniel Sadikaj, 28 vjecarin Gjovalin Mikaj dhe 24 vjecarin, Arsen Fisti.
Tre të arrestuarit kanë deklaruar për policinë se ishin punësuar për prerjen e tubove nga Qetsor Ferunaj”. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com