Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas arrestimit në Athinë të Bledar Jambelli, personit që porositi vrasjen e kryepolicit të Vlorës Artan Cukut. (LEXO KËTU)
Në reagimin e tij, Lleshaj shkruan se finalizimi i aksionit për arrestimin e Jambellit është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm se "Forcës së Ligjit" nuk mund t’i shmanget askush.
Më tej, ministri i Brendshëm u zotua se Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj dhe se partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë për drejtësi në Shqipëri.
Për më shumë detaje lidhur me vrasjen e ish-komisarit Cuku (LEXO KËTU)
Reagimi i plotë ministrit Lleshaj:
Finalizimi i aksionit për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut, ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm. Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush. Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj. Partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë të vullnetit tonë të palëkundur për drejtësi në Shqipëri.
-
Per keta felliqesira qe sigurojne fitime duke marre jete njerezish denimi duhet te jete denim kapital
Përgjigju











Komente
Komento