Presidenti i klubit të Sampdorias në Seria A Masimo Ferrero është arrestuar nga policia italiane.
Mediat italiane shkruajnë se ndaj tij është kryer një hetim nga Prokuoria e Kalabrisë për marrëveshjet financiare të bizneseve që disponon. ‘Guardia di Finanza’ ka kryer arrestimin për shkak se ai hetohet për shkelje financiare dhe më konkretisht për falimentimin e kompanive.
Sipas informacioneve në mediat italiane, klubi nuk është i përfshirë në shkeljet për të cilat akuzohet presidenti i Sampdorias. Ferrero është transferuar sot menjëherë në burg për masën e arrestit, ndërsa për 5 persona të tjerë është vendosur masa arrest shtëpie.

Komente

