Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka e shpallur fajtore për korrupsion pasiv. Po ashtu në fuqi u la edhe vendimi për dënimin me 1 vit e 4 muaj burg u la në fuqi për avokatin Ilir Pashaj i cili dyshohet se do i jepte gjyqtares një shumë prej 400 mijë lekësh për t’i ulur dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.
Gjithashtu gjykata vendosi edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare për Vyshkën. Ish gjyqtarja- Zamir Vyshka u arrestua në korrik të vitit 2022 me urdhër të SPAK nën akuzën e marrjes së ryshfetit për t'i ulur dënimin të arrestuarit për plagosje.
Përgjimet dhe vëzhgimet e SPAK nxorën zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. Në përgjime shtohet se i arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg. Familjarët ofruan shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, ndërsa gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë.
Zamira Vyshka është një emër i lakuar në sistemin e drejtësisë. Ish-shefi i policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema, para se të ekzekutohej në Itali në 14 mars 2015, ka rrëfyer ndër të tjera para prokurorit të ndjerë Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka ishte mikeshë e grupit Çapja në Elbasan dhe se merrte vendime për llogari të tyre. Duke treguar aktivitetin kriminal te Çapjave dhe konfliktin me ta që solli shumë viktima, ish oficeri i policisë Fadil Mema ka thënë para ish prokurorit Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka, me një dosje të falsifikuar, kishte shpallur të pafajshëm Sokol Çapjan, i akuzuar për një vrasje në vitin 1993.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4583
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Inceneratori i Tiranës, nis në GJKKO gjyqi ndaj Alqi Bllakos! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ish-deputeti akuzohet për korrupsion
14 Janar, 13:52
-
‘Plumbi i artë’, dëshmia e Dumanit në GJKKO: Pagova 40 mijë € për t’u liruar nga burgu! Më ndihmoi dhëndri i vëllait të ministrit! Reagon Nasip Naço
14 Janar, 12:44
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis
13 Janar, 20:50
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Nis gjyqi për shpifje në GJKKO, avokati i Bardhit tërhiqet nga akuzat për ish-kryepolicin e Shkodrës: Nuk tha se Sulaj ka lidhje me krimin, por policia
13 Janar, 11:52
-
Moti i keq/ Disa zona në Librazhd pa energji elektrike
13 Janar, 10:58
-
Bllokohet tuneli i Krrabës nga Tirana për në Elbasan, shkak dëbora dhe akulli në rrugë! (VIDEO)
12 Janar, 20:56
-
Bie numri i lindjeve në Fier e Elbasan
12 Janar, 16:16