Policia e Fierit ka vënë në pranga pronarin e subjektit uji "KOND" shpk, pasi gjatë kontrollit ka rezultuar se ai tregtonte ujin pa kupon tatimor dhe të pa pajisur me fletë analizat e detyrueshme .
 
Bëhet e ditur se në pranga ka rënë 51-vjeçari Ferdinant Konda, i cili do të përballet me akuzën fshehje të të ardhurave dhe falsifikim të dokumentacionit.
 
Policia gjithashtu ka sekuestruar edhe dy autobotët me ujë të 51-vjeçarit në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë që Elbasan është proceduar në gjendje të lirë një 54-vjeçar me inicialet Xh.K pasi ka mashtruar në mënyrë të vazhdueshme 29-vjeçarin M.B, banues në Elbasan, të cilin e kishte të punësuar si shofer për mjetin e tij autobus për linjën Elbasan-Belsh, për transportin e mësuesve dhe nuk i ka paguar sigurimet shoqërore për nëntë muaj.

Për këtë rast materialet hetimore i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 143/2 dhe 180 të Kodit Penal.

 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)