Një 29-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Etiketa”.

Në dyqanin e tij në rrugën “Sulejman Delvina”, ai shiste produkte me logo false.

Për këto produkte, ai nuk posedonte fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.

Gjatë kontrolleve nga policia, në dyqan u gjetën veshje, çanta, syze dhe ora me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false.

May be an image of shoes, hat shop and text

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Etiketa”.

Zbulohet një tjetër subjekt, ku shiteshin produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.

Arrestohet pronari i dyqanit në rrugën “Sulejman Delvina”.

Sekuestrohen mallrat.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina”.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit u arrestua pronari i dyqanit, shtetasi H. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në këtë subjekt, gjatë kontrolleve, u gjetën mallra të ndryshme (veshje, çanta, syze dhe ora) me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false.

29-vjeçari nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave.

Gjithashtu, dyshohet se nuk lëshonte kuponë për shitjen e tyre, me qëllim shmangen e detyrimeve tatimore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.