TIRANE - Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26 vjeçar, i cili rezulton të jetë pronari i telefonit celular në bombën me tritol të zbuluar dhe sekuestruar pranë stacionit të autobuzit në rrugën ”Muhamet Gjollesha”, vendin ku parkonte automjetin babai i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në prangat e policisë ka rënë Emirjon Gjuta 26 vjeç, banues në Kamëz.

Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë i mundur pasi në bombën e pashpërthyer tek ”Muhamet Gjollesha”, policia ka sekuestruar telefonin celular tip Nokia, të lidhur me eksplozivin dhe për t’u përdorur për shpërthimin e tritolit. Nga verifikimet e kryera përmes numrit IMEI, forcat e policisë kanë mësuar se aparati i celularit ishte në pronësi të Gjutës.

Por gjatë marrjes në pyetje nga ana e hetuesve ai ka mohuar të ketë lidhje me shpërthimet me tritol. Ai është shprehur se telefoni është i tij, por atë e ka shitur para ca ditësh, ndërsa nga ana tjetër nuk ka pranuar të tregojë personin që e ka blerë.

Kjo ka bërë që policia të ngrejë dyshime mbi të lidhur me njohje nga ana e tij të autorëve të vendosjes së bombave me tritol ndaj familjes Tahiri.

Nga ana e saj uniformat blu shprehet se i arrestuari me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar identifikimin e personave të dyshuar si autor të akteve terroriste të martën.

Shpërthimet me tritol janë shndërruar tashmë në një “epidemic” për qytetarët e Tiranës. Kjo pasi në pak ditën kryeqyteti është alarmauar jo pak por në 6 raste për vendosje të bombave me tritol, mes të cilave edhe dy ndaj familjes së ministrit Tahiri.
 
Ndërkohë ditën e djeshme, në një biçikletë pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” u zbulua dhe u çaktivizua rreth 1 kg lëndë shpërtyese tritol.
 
Nga ana e saj policia ka nisur hetimet ndërsa ngre dyshime të forta, se mund të jetë i njëjti person i cili ka vendosur si dy bombat mëngjesin e së martës ndaj Ministrit Tahiri ashtu edhe “braktisjen” e biçikletës. 'Çiklisti' i bombave,i njëjti që la C4 afër 'Petro Ninit'
 
Tritolet e shpërthyer mëngjesin e së martës, tronditën opnionin publik ndërsa edhe partnerët ndërkombëtarë dënuan aktet terroriste, duke shprehur mbështetjen për Ministrin Tahiri dhe luftës ndaj krimit. 

emirjon Gjuta
Emirjon Gjuta
Emirjon Gjuta


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)