KORÇË - Roja i një komune në Korçë, është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka tentuar të vjedhë zyrën e sekretarit të këtij institucioni.
Burime zyrtare nga Policia e Korçës, kanë bërë të ditur se, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.00 kanë arrestuar në flagrancë, Ditar Voda-n, banues në fshatin Pojan të Korçës.
Policia ka bërë të ditur se, 42-vjeçari u kap në tentativë për të vjedhur në zyrën e sekretarit të Komunës Pojan, ku dhe ishte roje i këtij objekti.
Pas hetimeve të zhvilluar, rezulton se i arrestuari e ka kryer edhe herë të tjera këtë veprim. Ndaj tij është ngritur akuza e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, e kryer më shumë se një herë, mbetur në tentativë”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com