ITALI- Policia në Romë në bashkëpunim me Interpolin kanë arrestuar një shqiptar që kërkohej prej 10 vitesh, pasi duhet të shlyente edhe 16 vite burg, për trafik femrash nga Durrësi në Itali dhe shfrytëzim prostitucioni.
Nga mediat italiane mësohet se në pranga ra Gëzim Bullari. Për shqiptarin 43 vjeç ishte lëshuar një urdhër-arrest nga Gjykata e Latinës.
Bullari u arrestua pas mbërritjes së tij në Fiumicino, si rezultat i letër-porosisë nga Shqipëria, si dhe në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar.
Bullari akuzohet se ishte pjesë e një grupi kriminal shqiptar që merrej me shfrytëzimin e prostitucionit. Femrat hynin në mënyrë të paligjshme në Itali nga Durrësi, me premtimin e një pune.
Pas mbërritjes së tyre në Itali vajzat veçoheshin në apartamente dhe shfrytëzoheshin si prostitute. Grupi kriminal i joshte vajzat adoleshente, duke u premtuar një vend pune dhe më pas i nxirrte në rrugë.
Në shkurt të vitit të kaluar, janë dënuar me nga 16 deri në 20 vjet burg tetë shqiptarë, të akuzuar për përdhunimin, torturën dhe detyrimin e ndërprerjes së shtatzënisë në dëm të disa prostitutave.
Këta janë Nderim Salliu, Gëzim Gaxhja, Gëzim Bullari (i kapur sot), Marko Kosta, Adrian Kosta, Armand Aliu, Artan Aliu e Adriatik Suli, që bashkë me të tjerë italianë e shqiptarë, që janë kapur e gjyqet e të cilëve janë mbyllur më parë, kanë kryer veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit, përfshirë atë të të miturve, të mbajtjes në skllavëri, të sekuestrimit të personit, të favorizimit të emigracionit klandestin dhe të dhunës seksuale. Episodet për të cilat ata janë dënuar sot kanë ndodhur në vitet 1997-2002 në Latina, Sezze, Perugia, Frosinone dhe Sparanise.
Sipas akuzës, disa vajza, të gjitha të reja në moshë, shqiptare, maqedonase, moldave dhe rumune, janë torturuar pa mëshirë, janë përdhunuar dhe janë detyruar të dështojnë me ndihmën e një gjinekologu të Latinës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com