Një 35-vjeçar u vu në pranga nga policia, pasi nëpërmjet mashtrimit në një periudhë 1-vjeçare i ka marrë një gruaje, shumë prej 8 mijë eurosh.
I arrestuari është personi me inicialet K.Ç., banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Fierit, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Mashtrimit”.
Gjithashtu në prangat e uniformave blu ra një 32 vjeçar, banues në Fier, i shpallur në kërkim për dhunë në familje.
“J.Sh., ishte shpallur në kërkim për veprën penale ‘Dhunë në familje’ pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij,”-raportoi policia.