KORÇË – Policia e Korçës ka arrestuar shoferin e zetorit me rimorkio, që shkaktoi vdekjen e dy grave gjatë transportit të tyre përmes lumit Devoll.

Policia njoftoi se ai quhet Spiro Nizami Zyfi, 36 vjeç, banues në fshatin Dobranj-Devoll. Zyfi nuk dispononte leje drejtimi dhe kjo përbën një nga akuzat për të cilat ai u arrestua, krahas asaj për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Në datën 6 prill, rreth orës 12.00, në rrugën dytësore Dobranj – Ponçare, duke drejtuar mjetin zetor me rimorkio, gjatë kalimit të lumit Devoll, është përmbysur rimorkioja dhe për rrjedhojë kanë gjetur vdekjen dy banore të fshatit Dobranj të moshës 34-35 vjeçare.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)