Arrigo Sacchi: Messi s'është lojtari
më i mirë në historinë e Argjentinës

Arrigo Sacchi: Messi s'është lojtari<br />më i mirë në historinë e Argjentinës
“Diego Maradona dhe Alfredi di Stefano janë dy lojtarët më të mirë në historinë e Argjentinës, dhe jo Lionel Messi”- kështu është shprehur ish trajneri i italian Arrigo Sacchi. 
Në një intervistë për gazetën argjentinase “La Nacion”, Sacchi u shpreh se Messi është lojtari më i mirë në botë por jo më i miri i të gjithë kohërave. 

“Futbollisti argjentinas është lojtari më i mirë në botë për momentin, por ai nuk ka personalitetin e Maradonës”- u shpreh Sacchi. “Diego ka bërë diferencën në Itali dhe Spanjë”- vijoi ai.

Ndërkohë pyetjes se kush ishte më i miri Maradona apo di Stefano, ish trajneri Italian nuk dha një emër specifik. Sipas tij argjentinasi ishtë më i talentuar ndërsa Alfredo ishte i kudogjendur. 

Në intervistën për “La Nacion”, Sacchi komentoi edhe vendimin e yllit të Argjentinës për t’u larguar nga kombëtarja.
“Unë e kuptoj situatën në të cilën ndodhet Messi, po ai duhet të ndryshoj mendje. Ne nuk mund të humbasim lojtarin më të mirë në botë”- tha ai. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës