Arrihet pakti për qeverinë e re në Kosovë, por plas në LDK, Osmani do postin e ministres së Brendshme (Emrat e kabinetit)

PRISHTINE-Pas 4 muajsh nga zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë, më në fund sot është arritur marrëveshja për krijimin e qeverisë së re mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. Nesër do të votohet në Kuvendin e Kosovës kabineti i ri qeveritar. Por cilat janë risitë dhe si u ndanë postet? Qeveria e re do të ketë 15 ministri (6 VV, 6 LDK+3 minoritetet) nga 12 që u deklarua fillimisht, ndërsa kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje e gëzoi vetëm pak ditë, pasi drejtimin do ta marrë një përfaqësues i LDK-së që do të vendoset sot nga kjo parti dhe do të votohet nesër. Konjufca nga kryetar Kuvendi, Kurti tha se do të jetë pjesë e ekzekutivit të ri. Posti i Presidentit që mbajti peng palët për shumë kohë sërish nuk u zgjidh, por Kurti dhe Mustafa u shprehën se vendosën që ta lënë këtë temë diskutimi për në momentin që Thaçit do i mbarojë mandati.

"Kur na ndan vetëm një ditë nga seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të zgjedhim qeverinë e re. Ne sot u takuam me kryetarin e LDK-së, u dakorduam dhe të takohemi edhe nesër, por për ta zgjedhur qeverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen. Jemi marrë vesh për të gjitha. Kryetari Mustafa do të mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm. Ju falenderoj për durimin dhe përkrahjen që keni treguar gjatë këtij procesi që nuk ka qenë i lehtë. Jemi dakorduar që të kemi 15 ministri, 2 zv/ kryeministra dhe 33 zv/ ministra. Nga 21 ministri do të kemi vetëm 15 dhe nga mbi 80 zv/ministra do të biem në 33, kjo tregon se qeveria pa e nisur punën ka bërë një ndryshim të madh, është qeveria më e vogël në historinë e Kosovës.

Kemi vlerësuar që synimi ynë që të kemi 12 ministri ka qenë i drejtë, por është tendecë e jona për të kursyer sa më shumë, por kur kemi analizuar strukturat, krijimi i disa super ministrive është dëshmuar se është kosto më e madhe se të kemi 12 ministri. Nëse ne nuk do të bënim një gjë të tillë, do të zvarritej edhe për një vit reduktimi në 12 ministri, pra më mirë ta bëjmë më shumë në 15 ministri. Jemi dakorduar që kryetari i Kuvendit e propozon VV kandidatin e LDK-së për të ecur përpara. Nuk do të jap dorëheqje Konjuca, ai do të vijë në ekzekutiv. Është e vërtetë që ka pasur një lloj zgjatje për shkak të interesimit të madh. Realisht ne nuk jemi vonuar aq sa është dukur për shkak se deri në 26 dhjetor ka qenë e pamundur të bëjmë dicka më herët dhe tani kushtetuta më jep 15 ditë për të formuar qeverinë" u shpreh Albin Kurti para medieve.

Ndërsa Isa Mustafa tha se postin e Presidentit do të zgjidhin vetë ai bashkë me Kurtin në kohën që është e domosdoshme. "Ne kemi arritur marrëveshje. E vlerësojmë se është një marrëveshje e mirë, është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin domosdoshmërish në vendin tonë. Është rezultat i mirëkuptimit dhe një pune të përbashkët mjaft të gjatë. I kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe mundësitë. Kemi ardhur bashkarisht në një zgjidhje që mendojmë se është në interes të Kosovës. Ajo që dëshirojmë në të ardhmen është që kjo qeveri të jetë e suksesshme dhe t’i realizojë pritjet e tyre. Sa i përket Presidentit, jemi marrë vesh që të mos jetë pjesë e marrëveshjes që sot e kemi nënshkruar, të jetë një cështje që do të dakordohemi si lider politik dhe do ta zgjidhim në kohën që është e domosdoshme. Për kryetarin e Kuvendit do të vendosim sot, parimisht kemi thënë se kryetarin e Kuvendit do ta marrë ai ose ajo që LDK-së i ka dhënë besimin" përfundoi Mustafa. Tashmë nesër Kosova do të ketë qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, që nxori parti të parë Vetëvendosjen dhe LDK-në të dytë, por me vetëm një deputet më pak.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:23
Mediat në Prishtinë: Debat te LDK-ja, Vjosa Osmani do postin e Ministres së Brendshme

1580660833_osmani.jpg
Isa Mustafa arriti marrëveshjen me Vetëvendosjen, por duket se tani po has vështirësi me të tijët. Mediat në Prishtinë raportojnë se Vjosa Osmani, është përplasur me krerët e partisë rreth mënyrës se si kanë vendosur t’i ndajnë postet ministrore. Vjosa Osmani ka refuzuar postin e kryetares se Kuvendi duke kërkuar postin e Ministres së Punëve të Brendshme dhe atë të Zëvendëskryeministres. Mirëpo, kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se Isa Mustafa ka vendosur t'i besojë këtë post Agim Veliut. 

Ora 17:20
Konjufca nga kryetar Kuvendi-ministër i Jashtëm, dalin emrat e Vetëvendosjes për ministra

Kur na ndajnë pak orë nga dita e nesërme kur do të votohet qeveria e re e Kosovës, mediat në Prishtinë kanë publikuar disa nga emrat nga Lëvizja Vetëvendosje në postet ministrore.

Emrat e ministrave nga VV
Haki Abazin-zv/kryeministër i dytë
Albulena Haxhiu-ministre e Drejtësisë
Glauk Konjufca nga kryetar Kuvendi-ministër i Jashtëm
Besnik Bislimi-ministër i Financave
Rozeta Hajdari-ministër i Ekonomisë 
Arben Vitia-ministër i Shëndetësisë dhe Sportit

Ora 16:12
Zbardhen ministritë dhe emrat nga LDK-ja në qeverinë e re të Kosovës

Mediat në Prishtinë kanë zbuluar emrat e parë që po lakohen për postet e ministrive nga radhët e LDK-së, teksa në krye të Kuvendit sipas të gjitha gjasave do të jetë Vjosa Osmani.

Emrat e ministrave që pritet që të propozojë LDK-ja
Avullah Hoti -zv/kryeminister
Agim Veliu-ministër i Brendshëm
Anton Quni-ministër i Mbrojtjes
Besian Mustafa-ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami-ministër i Arsimit
Vlora Dumosh-Zhvillimi Ekonomik

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peoples: 03/02/2020 03:35

    Cjane keta njerez te peshtire qe fryhen si kaposha .thua se jane duke heroizma kur kane me se 4 muaj dhe nuk krijojne nje qeveri..

    Përgjigju
  • lexuesi: 02/02/2020 20:27

    Pazaret politike janë më të poshtrat. nuk e kuptoj, nga 12 në 15 ministri VV dhe LDK kanë nga 5, i bie që 5 të tjerat ti kenë pakicat?! Çfarë qeverie i bie të jetë kjo?!

    Përgjigju
  • njaci: 02/02/2020 19:33

    KESAJ I THONE TE BASHKEPUNOSH ME HAJDUTERINE..... KRYEHAJDUTI ISA MUSTAFA ESHTE I REZIKSHEM..... I BERE MUTIN O ALBIN.....

    Përgjigju
  • Papi: 02/02/2020 18:10

    Vjosa here tjeter kur ti paraqitesh kosovareve per vota o paraqitu si lidere ose thuju qe i pare eshte isa te dyja nuk bejne

    Përgjigju
  • bravo: 02/02/2020 17:31

    bravo Kurti, arrite te bindesh komunistin varrmihes!-sic ka shpirtin ashtu edhe dukek- morr***k!

    Përgjigju
  • Arbëri: 02/02/2020 16:03

    URIMI IM MË I SINQERT PËR DARDANËT, IU DËSHIROJË SUKSESE...!!!

    Përgjigju
  • Lulzim: 02/02/2020 13:50

    “Do te lulezojn”

    Përgjigju
  • al ta: 02/02/2020 11:04

    ja legenat i ndane karriget mbas 4 muajsh....te shohim tani nga fjalet e shumta te bejne ndonje pune

    Përgjigju
  • A...Zh: 02/02/2020 10:43

    Boll mire, mjafton qe Ramushi te marre pushimet e te filloj te shkruaj kujtimet e luftes, sepse ne fakt per ate periudhe ka kontribute te spikatura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën