Arritja e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë, SHBA: Rruga e duhur për të ardhmen evropiane! Osmani: Jemi mirënjohës

Arritja e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë, SHBA: Rruga e duhur për të ardhmen evropiane! Osmani: Jemi mirënjohës

Kurti dhe Vuçiç

Pas më shumë se 6 orësh në negociata, dy kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës ranë dakord për zbatimin e një marrëveshjeje, me ndihmë të shefit të diplomacisë së BE-së, Borrell. SHBA ka mirëpritur marrëveshjen e arrirë mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të shmangies për përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price përgëzohet marrëveshja e të dy vendeve “për t'u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, të cilin Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë si “rrugën më e mirë për të çuar përpara të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës”.

Në deklaratë mirëpritet “vendimi i palëve për të vënë interesat e të gjithë qytetarëve të tyre në krye të vendimmarrjes dhe që të ndërmarrin hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre. Të dyja palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe qëndrueshmërisë në të gjithë rajonin”.- tha Price.

Një përshëndetje të marrëveshjes së arrirë ka ardhur edhe nga një këshilltari i Departamentit të Shtetit amerikan, Derek Chollet ku tha se ka patur një bisedë konstruktive me Albin Kurtin.

“E falënderova për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge përpara për uljen e tensioneve dhe angazhimin për të punuar urgjentisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të cilin SHBA-ja e mbështet fuqishëm”, shkroi ai në rrjetin Tëitter.

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e falënderoi ambasadorin amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier dhe qeverinë amerikane “për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes në Bruksel.

Dua të falënderoj@USAmbKosovo Jeff Hovenier dhe Qeverinë Amerikane për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova është mirënjohëse.”- shkroi Osmani.

Kosova dhe Serbia arritën dje një marrëveshje lidhur me çështjen e targave të makinave  që përdoren nga qytetarët serbë në veriun e Kosovës, që kishte shtuar shqetësimet për nxitje tensionesh të reja në zonë.

Bashkimi Evropian tha se pas kësaj marrëveshjeje është koha për t'u përqendruar plotësisht në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, një nismë e cila u bë e njohur si propozimi franko-gjerman, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:26
Varhelyi: Mirëpres marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, negociatat duhet të vazhdojnë

1669285368_oliver.PNG

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila është arritur mbrëmë.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se kjo marrëveshje ishte një hap i mirë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

“Mirëpresim lajmin se një marrëveshje e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar ai.

Të mërkurën, Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes teknike për targat.

Ora 11:00
Dakordësimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, reagon Lista Serbe: Targat KM mbeten në përdorim

1669285702_kerl.PNG

Lista Serbe ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Bruksel, dhe ka thënë se targat KM mbeten në përdorim.

“Duam t’i informojmë qytetarët se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM (Mitrovicë e Kosovës) do të mund të funksionojnë normalisht, dhe kur të skadojë regjistrimi i tyre ekzistues do të mund ta zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit si më parë”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook

Ora 09:31
Arritja e marrëveshjes për targat, ambasadori i SHBA për Kosovën: Shton sigurinë, avancon përpjekjet për normalizimin e dialogut me Serbinë

1669278705_cdhhd.JPG

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se marrëveshja e arritur të mërkurën mes Kosovës dhe Serbisë për targat, e shton sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizim mes vendeve.

“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja shton sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter.

G.MO/S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkumbin: 24/11/2022 12:08

    Osmani Kurti Pislimi dhe ca pisa te tjere po fundosin Kosoven, opozita duhet te ngrihet se kjo eshte nje qeveri e ndyre qe po i largon nga Amerika dhe BE.

    Përgjigju
  • Erik: 24/11/2022 09:21

    U mbars mali dhe polli nje mi. Ia beri topin Kosoves kjo dyshe udheheqesish me kokefortesine dhe delirin e tyre. Asgje nuk fitoi Kosova nga kjo marreveshje, thjesht perkeqesoi pozitat e veta karshi Serbise si element destruktiv, ndersa serbet si paqedashes. Perkeqesoi marredheniet me SHBA dhe BE dhe sot Kosova eshte me e izoluar se kurre. Ta kishte pranuar 1 muaj me pare qe kur i tha Escobar per ta shtyre punen e targave me 10 muaj do kishte dal me faqebardhe dhe do i kishte institucionet ne funksion ne veri te Kosoves. Le qe targat s'i hoqi, por Kosova do e paguaj akoma me shtrenjte per t'u kthyer ne normalitet. Vjosa Osmani do bente mire te heshtte si punedhenesi i saj se sa te lepinte peshtymen qe kane nje muaj qe po e gjuajne ku te mundin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë