Gjatë sezonit turistik, në Shqipëri do të patrullojnë edhe policë nga Kosova. Ky memorandum është nënshkruar ditën e sotme nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Vendimi vjen si pasojë e numrit të lartë të pushuesve nga Kosova që zgjedhin të pushojë në bregdetin shqiptar.
Qëllimi i tij është rritjen e sigurisë rrugore, uljen e numrit të ngjarjeve rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, duke krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin Shqipëri- Kosovë..
Punonjësit e Policisë së Kosovës, së bashku me punonjësit e Policisë Rrugore të Policisë së Shtetit, nga 1 korriku deri në 31 gusht 2019, do të kryejnë shërbime të përbashkëta në territorin shqiptar. Theksohet se policia e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave funksionale, nuk do të ketë kompetenca policore ekzekutive dhe nuk do të mund të ndërmerren aktivitete, për të cilat është kompetent oficeri i palës pritëse.
Gjatë shërbimit punonjësit e Policisë së Kosovës do të kryejnë shërbimin me uniformë, makina të loguara dhe logjistikë sipas standardeve të Policisë së Kosovës. Një marrëveshje e tillë është nënshkruar më herët nga shteti shqiptarë edhe me policinë e Çekisë.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7474
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria rritje me 200% të numrit të pasagjerëve në Rinas për korrikun krahasuar me 2019! Ironizon Rama: Pasqyrë e 'boshatisjes' nga turistët
3 Shtator, 10:13
-
Skënder Minxhozi: Shqipëria dhe sezoni i saj turistik laraman
3 Shtator, 09:28
-
Media italiane “Gaeta.it”: Vizitoni Shqipërinë – perlën e fshehur në Gadishullin Ballkanik
2 Shtator, 15:37
-
Rinasi regjistron një tjetër rekord, mbi 1,2 mln pasagjerë në Gusht dhe 7,2 mln për tetë muaj, ose dyfishi i 2023! Rama u përgjigjet kritikëve
2 Shtator, 15:10
-
Impiantet për ujërat e zeza, Task-Forca në terren! Rama: Përmirësohet turizmi
29 Gusht, 11:36
-
VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër
25 Gusht, 19:02
-
Siguria në plazhe, sekuestrohen 35 jet ski, skafe e gomone nga Ksamili në Koman! Gjobiten drejtuesit
25 Gusht, 16:06
-
U bllokua në kanionin e Gjipesë, shpëtohet pas 6 orësh turistja gjermane
21 Gusht, 22:45
-
Të huajt në hotele u rritën me 53.1 për qind, pas Kosovës, italianët dhe polakët
21 Gusht, 11:44
-
Mbi 1 milionë pushues fjetën në strukturat akomoduese! INSTAT: Në qershor pati 40% vizitorë më shumë se vjet
20 Gusht, 16:54
-
Ministria e Financave: Rriten me 30,3 miliardë lekë të ardhurat në 7 muaj! Përveç fitimeve të bizneseve, tatimet e tjera janë në rritje
19 Gusht, 18:51
-
5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet
18 Gusht, 11:53