TIRANË- Të burgosurit shqiptarë do të punësohen në sektorin e fasonerisë. ReportTv ka siguruar marveshjen e firmosur midis drejtorisë së burgjeve dhe sektorit fason, ku për 6 muaj kompanitë do t'i kenë ambjentet pa qira e më pas do t'i nënshtrohen kontratave.

Ndërkohë për të burgosurit përfitimet do të jenë sipas Kodit të Punës me pagesë dhe kontrata idividuale me çdo të dënuar.

Kyr projekt sipas burimeve për Report Tv pritet fillimisht të punësojë mbi 100 të dënuar të cilët veç rehabilitimit do të kenë edhe përfitimin financiar.

Të burgosurit do të prodhojnë produkte duke punuar brenda ambjenteve të burgjeve ku do të jenë nën mbikqyrje të forcave të sigurisë.

Këto janë disa nga rregullat e punës sipas marrëveshjes siguruar nga ReportTv ku të burgosurit do të kenë paga minimale jo më të vogël se 30 mijë lekë të reja.

“Marrëdhëniet e punës rregullohen, sipas dispozitave ligjore në fuqi që rregullojnë përfitimet nga sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe rregullat e sigurimit teknik në punë. Paga mujore e të burgosurve të punësuar rregullohet sipas dispozitave të parashikuara në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë dhe aktet nënligjore për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi” - thuhet në dokument.

Në rast se një i burgosur transferohet nga një IEVP në tjetrën brenda sistemit penitenciar shqiptarë ai ka të drejtë të vazhdojë kontratën e punës, vetëm atëherë kur është e pamundur teknikisht, kjo marveshje në fuqi nga sot është pa afat dhe sipas burgjeve do të ndikojë për mirë tek çdo i dënuar.

Pamje nga momenti i nënshkrimit të memorandumit

Memorandiumi i bashkëpunimit