Arrin në 1 633 bilanci i tragjedisë
në Mekë, më i rëndi në histori

Bilanci i rrëmujës që ndodhi gjat pelegrinazhit në Mekë u rëndua edhe më shumë sot duke arritur në 1633 të vdekur, sipas shifrave të dhëna nga 31 vende, duke e bërë këtë si katastrofën më të përgjakshme në historinë e haxhit.

Sipas bilancit zyrtar të dhënë më 26 shtator, që fliste për 769 të vdekur, dy ditë pas dramës, autoritetet saudite nuk kanë dhënë më shifra të tjera.

Por numri i të vdekurve ka kaluar dyfishin e shifrave të raportuara zyrtarisht nga sauditët , sipas të dhënave të qeverive dhe të komisioneve kombëtare të pelegrinazhit.

Katastrofa më e rëndë që ka ndodhur gjatë këtij pelegrinazhi mysliman është regjistruar më 2 korrik 1990 kur një rrëmujë në një tynel në Mina shkaktoi vdekjen e 1 426 personave mes pelegrinëve, ku shumica ishin aziatikë.

Nga ana tjetër Riadi nuk ka dhënë shifra sipas kombësive të viktimave, por sipas një numërimi paraprak të mbledhur nga agjencitë e vendeve të prekura nga kjo tragjedi kombësitë e viktimave janë:

Iran: 464 të vdekur
Egjipt: 177 të vdekur
Nigeria: 145 të vdekur
Indonezi: 127 të vdekur
Indi: 101 të vdekur
Pakistan: 87 të vdekur
Bangladesh: 79 të vdekur
Mali: 60 të vdekur
Senegal: 54 të vdekur
Tchad: 52 të vdekur
Benin: 34 të vdekur
Marok: 33 të vdekur
Etiopi: 31 të vdekur
Sudan: 30 të vdekur
Niger: 28 të vdekur
Algjeri: 28 të vdekur
Burkina Faso: 22 të vdekur
Kamerun: 20 të vdekur
Bregu Fildisht: 14 të vdekur
Libi: 10 të vdekur
Somali: 8 të vdekur
Kenia: 6 të vdekur
Gana: 5 të vdekur
Maurizio: 5 morts
Tanzani: 4 të vdekur
Tunizi: 4 të vdekur
Burundi: 1 i vdekur
Irak: 1 i vdekur
Jordani: 1 i vdekur
Oman: 1 i vdekur
Holandë: 1 i vdekur/atsh

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues