Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, komentoi marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai e quan të "arsyeshme" pasi synon t'i japin fund një mosmarrëveshjeje gati dyvjeçare mbi çështjen e targave në veri të Kosovës.
Borrell ka thënë se tashmë pas marrëveshjes për targat, do të sjellë të dyja palët në tavolinë për t’i diskutuar propozimet e BE-së, të mbështetura nga Gjermania dhe Franca.
“TVPWorld” shkruan se rreth 50 mijë qytetarë të përkatësisë etnike serbe që jetojnë në Kosovë refuzojnë të njohin autoritetin e qeverisë së Kosovës duke shprehur protestën e tyre sa herë që munden, për të manifestuar lidhjet e tyre me Serbinë.
Në shenjë proteste, rreth 600 oficerë policie dhe punonjës të sektorit të shërbimit publik kishin lënë punën këtë muaj.
Nuk është e qartë nëse ata që lanë punën e tyre tani do të kthehen apo do të ri-punësohen nga sektorët e tyre të mëparshëm të punës. Kosova dhe Serbia u zotuan të marrin pjesë në një dialog të sponsorizuar nga BE-ja për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet vendeve, megjithëse pak përparim është bërë deri më sot.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe u njoh zyrtarisht nga 110 shtete. Serbia, Rusia, Kina dhe pesë vende anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Rreth 3,700 ushtarë nga vendet e NATO-s janë aktualisht të stacionuar në Kosovë për të ruajtur paqen dhe rendin.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 920
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Komisionerja Kos takon drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, 'kokë më kokë' me Dumanin, Çelën dhe Metanin për afro një orë
13 Mars, 20:37
-
Kuvendi miraton 8 projektligje me votat e PS, mes tyre Plani i Rritjes i BE, ‘Paketa e Maleve’, shtyrja e afatit të Komisioneve Xhafaj-Braçe dhe hapja e zyrës së BEI
13 Mars, 16:39
-
Nga luksi në krizë: Si Gazprom humbi dominimin mbi tregun evropian të energjisë
13 Mars, 15:19
-
Demush Shasha: Koha për ndryshim kursi
13 Mars, 15:18
-
Përshkallëzohet 'lufta' Trump- BE/ Presidenti: Nëse nuk pini uiskin tonë, do e rrisim 200 % tarifën e verërave tuaja
13 Mars, 14:42
-
Serbi/ Të shtunën protesta masive, studentët nisin marshimin drejt Beogradit
13 Mars, 14:32
-
Mirel Josa largohet nga Vëllaznimi, gjen akordin me klubin e Superligës
13 Mars, 14:20
-
Skandal korrupsioni në Bruksel? Prokuroria belge heton eurodeputetët
13 Mars, 13:21
-
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"
13 Mars, 12:56
-
Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet! Shqipëria e meriton BE-në, s’kemi alternativë tjetër
13 Mars, 10:52
-
Komisionerja e BE në Tiranë: E meritoni integrimin, reforma në drejtësi gur themeli! Rama: Rruga jonë e vetme Europa! Batuta me Kos: Duam lekët tona (VIDEO)
13 Mars, 07:25
-
U prezantua nga Ursula von der Leyen, Parlamenti Europian miraton rezolutën për riarmatosjen e unionit
12 Mars, 18:12