Arroganca e Pushtetit, ja një
nga videot më të klikuara në FB

Arroganca e Pushtetit, ja një<br />nga videot më të klikuara në FB
Një nga videot më të klikuara dhe të shpërndara në Facebook është kjo e një të riu nga Tirana, i cili para zgjedhjeve, me makinën e tij të vogël Ford KA, të veshur me flamuj të PD, thyen të gjitha rregullat e qarkullimit në Tiranë, i pabezdisur nga policia rrugore.
I riu ka dashur të tregojë e të dëshmojë se çfarë mund të realizojnë me logot e Partisë në Pushtet, simpatizantët e saj.
Ai nis një udhëtim në qendër të Tiranës duke thyer të gjitha rregullat e qarkullimit, edhe nën hundën e policisë rrugore, e cila nuk veproi asnjëherë. Video është bërë në ditët e fushatës elektorale, por suksesi i saj sa vjen e rritet. Titulli I filmimit të tij është “Makina e Shtetit”
Gjatë fushatës elektorale kanë qenë të shumta makinat të veshura me logo të Partisë Demokratike, madje edhe me targa me emrin e kësaj Partie, të cilat shkelnin hapur rregullat e qarkullimit rrugor, duke mos u prekur nga policia rrugore, e vendosur nëpër rrugë në shërbim të gjithë qytetarëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca