Grupi i PD të Lulzim Bashës, ka paralajmëruar se do të denoncojë ARRSH në SPAK, pasi dha 13 tendera me vlerë 200 mln euro klientëve të qeverisë.
Kjo është bërë me dije nga zëdhënsja e grupit, Mirela Karabina, e cila sot në një deklaratë për mediat, është shprehur se ARRSH shpalli të paktën 13 procedura tenderimi për ndërtim ose rehabilitim rrugësh me kritere dhe kushte që u pamundësonte konkurrimin kompanive ndërkombëtare.
“Para dy muajsh, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) shpalli të paktën 13 procedura tenderimi për ndërtim, zgjerim ose rehabilitim rrugësh në një vlerë totale afërsisht 200 milionë euro. Edhe pse këto procedura u publikuan në media ndërkombëtare, ministrja Balluku me zgjatimet e saj në ARRSH për të favorizuar 5 oligarkët e përhershëm që marrin këto tendera, vendosi në kriteret e tenderimit kushte dhe afate që asnjë kompani e huaj nuk kishte mundësi t’i plotësonte.
Ne do të depozitojmë në SPAK një kallëzim penal për këtë bandë të drejtuar nga Belinda Balluku si ministre e linjës duke përfshirë funksionarë të ARRSH që kanë firmosur kriteret për të përjashtuar kompani shqiptare apo të huaj për të marrë pjesë në garë”, tha ajo.
Karabina shprehet se kompanitë që kanë fituar tenderin janë klientë të qeverisë.
“Prokurimet publike që publikoi ARRSH kishin një afat për depozitimin e dokumentacionit nga 30 deri ne 35 ditë kalendarike, ndërkohë që nga portali i E-Albania duhen 40 ditë për të marrë përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Ballaku për njehësimin e licensave. Dhe sot rezulton që kompanitë që kanë fituar tenderat për ndërtim, zgjerim apo rehabilitim të rrugëve janë kompani shqiptare, klientë të qeverisë”, tha ajo.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02