Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hartuar dhe ka nisiur vënien në zbatim planin e masave për garantimin e qarkullimit të sigurt gjatë festave të fundvitit. Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH-së, Ami Kozeli, bëri me dije se janë marrë masa të posaçme për përballimin e kushteve të vështira atmosferike, veçanërisht në akset rrugore që rrezikojnë bllokimin nga reshjet e dëborës.
Sipas ARRSH-së, në terren do të jenë në gatishmëri 130 borëpastruese, 577 mjete të tjera ndihmëse, si dhe rreth 800 punonjës, të angazhuar 24 orë në ditë. Po ashtu, janë siguruar 5 300 tonë kripë dhe 1 800 tonë granil për ndërhyrje të menjëhershme në rast të përkeqësimit të motit.
ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në akset rrugore, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e autoriteteve, për të shmangur aksidentet dhe bllokimet gjatë ditëve të festave.
Komente










