TIRANE - Përkeqësimi i motit ka ndikuar edhe në vështirësinë e qarkullimit në disa akse në vend. Kështu sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)  disa nga akset kryesore kombëtare raportohet që kanë vështirësi në kalimin e tyre por janë të gjitha akse të kalueshme pasi është bërë kriposja e tyre.  

Në disa akse të tjera kalimi bëhet me zinxhirë për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave të formuara gjatë natës, por edhe sepse reshjet e borës kanë vijuar ne disa qarqe edhe gjatë ditës së sotme. Në njoftimin e shpërndarë për mediat ARRSH dhe DPSHTRR i bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit. Deri në mëngjes situata e kalueshmërisë në akset kryesore është si më poshtë:
 
Tiranë
Ka patur rreshje bore ne akset Trau Dajt-Qafe Molle-Bize ,  Trau Dajt-Antena  dhe   Qafe Priske-Shengjergj .
Qarkullimi kryhet normalisht ne gjithe akset e tjere te  ketij Qarku.         
Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne segmentin Qafe Priske-Bize.
Te behet kujdes ne levizje dhe te respektohet sinjalistika.
 
Durres
Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.              
Te behet kujdes ne qarkullim, dhe te respektohet sinjalistika rrugore.
 
Elbasan               
Ka rreshje shiu te herepashershme dhe ne zonat malore ka edhe rreshje bore.
Ne Aksin Librazhd-F.Stude ka rreth 40cm debore, po punohet per pastrimin dhe kriposjen e aksit. Segmenti F.Stude – Stebleve eshte i bllokuar.
Ne segmentin Librazhd –Q.Thane ka rreth 35 cm bore ne te dyja anet e rruges, por asfalti eshte i paster.Eshte spërkatur me kripe. Aksi eshte i kalueshem pa zinxhire.
Aksi Elbasan – Gjinar momentalisht i bllokuar per shkak te çedimit prej me shume se 2. 5 m te trupit te rruges ne fshatin Shelcan.
Segmenti Shelcan – Gjinar ka rreth 25-30cm debore. Po merren masa per pastrimin.
Aksi Cerrik-Banje-Gramsh eshte i bllokuar per shkak te daljes se lumit Devoll.  Ne aksin Elbasan-Cingare-Gramsh ka patur dalje dherash e guresh ne rruge. Jane marre masa per pastrimin e aksit dhe tani qarkullimi kryhet normalisht. Renie guresh e dherash ka patur edhe ne Derven , ne aksin Elbasan-Rrogozhine. Eshte pastruar aksi dhe qarkullimi kryhet normalisht.               
Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne aksin Librazhd – F.Stude.
Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje te rruges. Te evitohet kalimi nga keto akse.
Eshte nderprere qarkullimi ne kete pike te aksit Elbasan -Gjinar. Qarkullimi behet nepermjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan.
 
Berat    
Ne aksin Ura e Pilzes –Corovode ka renie guresh ne zonen e shkembit te “Selanit”.
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera te qarkut.
Te behet kujdes me qarkullimin ne akset ku ka rreshqitje, si pasoje e rreshjeve te dendura te ketyre diteve.
 
Vlore
Aksi i vjeter Levan-Vlore eshte i mbyllur te Ura e Mifolit, si pasoje e daljes se ujit ne rruge.
I bllokuar per momentin eshte edhe nje pjese e aksit  Vlore – Selenice, te Bishti i Malit, si pasoje e daljes se Vjoses.       
Te evitohet qarkullimi  ne akset e permbytura nga uji i Vjoses.
Aksi i Llogorase eshte pastruar, por duhet  patur kujdes ne oret e mbremjes nga ngricat e mundshme.
 
Gjirokaster        
Ne aksin Gjirokaster-Tepelene ka renie guresh ne rruge ne vendin e quajtur Shkalla e Zeze.
Ne zonen e Rrapit te Kuqarit ne Permet ka renie guresh, rruga eshte me nje kalim.
Po punohet per pastrimin e akseve ne te dy keto segmente.     
Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje dhe prani te ujit ne rruge.
 
Korçe   
Temperaturat pergjate oreve te dites kane qene disa grade mbi 0.
Kjo ka sjelle nje permiresim te dukshem te kalueshmerise ne akset e qarkut te Korçes.
Eshte kryer kriposja e segmenteve apo pjeseve te vecanta te akseve rrugore ku ka patur prezence akulli, per te evituar problematiken nga ky fenomen. Kriposja po vazhdon edhe pergjate ketyre oreve. Situata po mbahet nen monitorim per oret ne vazhdim.             
Te behet kujdes ne qarkullim.
Te gjitha mjetet duhet te jene te pajisura me zinxhire.
Vetem ne aksin  K/Boboshtice-Dardhe rekomandohen zinxhiret. 
 
Kukes
Kane pushuar reshjet e debores
Rruget jane pastruar dhe jane kriposur
Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset. Perseri ka patur shembje ne aksin Traget – Lekbibaj, qe kane shkaktuar veshtiresi ne qarkullim.
Qarkullimi kryhet pa zinxhire . Te tregohet kujdes ne qarkullim si pasoje e bores dhe lageshtise ne rruge.
 
Diber    
Kane pushuar reshjet e debores .
Rruget jane pastruar dhe jane kriposur.
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne pothuaj shumicen e akseve.
Rekomandohen zinxhiret ne segmentin rrugor  Q.Dragalice – Stableve dhe ne segmentin Muhur – Qafe Draj.
Te behet kujdes , sepse nga rreshjet  mund te shkaktohen rreshqitje dherash.
 
Shkoder
Momentalisht  kane pushuar reshjet e debores,  por ka ngrica. Rruget jane pastruar dhe jane kriposur. Edhe ne aksin Shkoder-Qafe Qele, ne Ganjolle, per shkak te rreshqitjes se dherave qarkullimi vazhdon te kryhet me nje korsi e me veshtiresi.
Gjate nates kane rene rreshje bore ne 3 km e fundit te aksit Mes – Prakal. Eshte bere pastrimi dhe kriposja e aksit. Qarkullimi kryhet pa probleme.  Gjate nates ka patur rreshje bore ne akset e Pukes dhe te Tropojes. Por eshte bere pastrimi dhe kriposja e tyre.
Te behet kujdes ne qarkullim, si pasoje e kohes dhe bore, te cilat mund te shkaktojne rreshqitje dherash dhe ngrica ne rruge.
Ne segmentin Vrith - Razem qarkullimi kryhet normalisht.
Te gjitha akset e Pukes qarkullohen pa zinxhire.
 
 Fier       
Gjendja ne akset e Fierit eshte normale.
 Eshte duke u pastruar Autostrada nga mbetjet qe ka lene vershimi i ujerave.
Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave dhe te respektohet sinjalistika rrugore.
 
Lezhe   
Ka rreshje shiu  dhe ne akset e Mirdites ka patur rreshje bore.
Te gjitha akset jane pastruar dhe eshte bere kriposja e tyre.
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.
Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.


Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)