Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Trofeu i Champions League

Champions League luan sot aktin e dytë me formatin e ri. Këtë të martë zhvillohen nëntë ndeshjet e para, me big-ët e Evropës që zbresin në fushë. Gjithçka nis në orën 18:45 me dy duele. Salzburg kërkon të harrojë humbjen e javës së parë kundër Spartës dhe për ta bërë këtë do duhet që të fitojë në shtëpi kundër Brest. Ndërkohë që Stuttgart luan pikërisht kundër Spartës së Pragës.

Në orën 21:00 janë shtatë takime. Arsenal luan kundër PSG-së. Anglezët barazuan në Itali me Atalantën, ndërsa PSG mposhti Gironan me fat në raundin e parë. Interesante ndeshja në Leverkusen, me kampionët e Gjermanisë që presin Milanin. Nëse "Aspirinat" fituan ndeshjen e parë kundër Feyenoord, Milani u mposht në shtëpi nga Liverpooli dhe është koha për autokritikë pas dy ndeshjeve të fundit shumë të mira në kampionat.

Barcelona duhet të sigurojë tri pikët e para në këtë event, pasi javën e parë u mposht në Monaco 2-1. Katalanasit kanë përballë Young Boys. Nga ana tjetër, Interi, pas barazimit 1-1 kundër Man. Cityt pret në "Meazza" Yllin e Kuq të Beogradit. Manchester City ka një transfertë të lehtë në letër. Në Sllovaki ata përballen kundër Slovan Bratislavës.

Kujtojmë që këtë sezon Champions League përbëhet nga një grup i vetëm me 36 skuadra dhe një renditje të përbashkët. Në fund të tetë takimeve (katër në shtëpi dhe katër jashtë), tetë skuadrat e renditura të parat kalojnë në fazën tjetër, ndërsa ato nga vendi 9-24 do luajnë play-off.

Champions League, raundi 2:

18:45

Salzburg - Brest

Stuttgart - Sparta Praga

21:00

Arsenal - PSG

Barcelona - Young Boys

Bayer Leverkusen - Milan

Dortmund - Celtic

Inter - Crvena zvezda

PSV - Sporting Lisbone

Slovan Bratislava - Manchester City

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

PD kaos e dhunë në Kuvend, djegin karriget! Ambasadori i BE-së: I keqardhur! Dhuna nuk është zgjidhje! Ndaloni përshkallëzim e situatës, shmangni sulmet

PD kaos e dhunë në Kuvend, djegin karriget! Ambasadori i BE-së: I keqardhur! Dhuna nuk është zgjidhje! Ndaloni përshkallëzim e situatës, shmangni sulmet