Arsenal ka bërë një nga fund ndeshjet më të mira në historinë e vet, teksa ka shënuar 3 gola për 7 minuta, duke fituar në derbin londinez.
“Topçinjtë” kanë arritur të marrë një fitore të rëndësishme për moralin në ndeshjen e parë që pas lajmërimit se Arsene Wenger do të largohet në fund të sezonit, duke mposhtur West Ham me rezultatin 4-1.
West Ham vinte në derbin e Londrës me tre barazime në tre derbit e fundit, dhe dukej sikur të do të merrte edhe një tjetër barazim, por tre gola në fund të takimit i dhanë fitoren e merituar vendasve.
Me futjen në fushë të Aubameyang ndryshoi loja në sulmin e vendasve, dhe Ramsey me Lacazette shfrytëzuan në maksimum shanset e tyre. Një fitore që mbran Arsenal në zonën e Europa League, ndërsa West Ham do të vazhdojë të vuajë për të mbetur në Premier League.