Arsenal turpërohet 2-0 nga Bournemouth, humbet shansin për kreun! 'Topçinjtë' pësojnë disfatën e parë

Arsenal turpërohet 2-0 nga Bournemouth, humbet shansin për kreun! 'Topçinjtë' pësojnë disfatën e parë

Festa e Bournemouth para tifozëve


Arsenali i Mikel Artetës flaku tej një mundësi të mirë për kreun e Premier League dhe presionin që duhet të kalonte te rivalët e Manchester Cityt dhe Liverpool. Në udhëtim, Arsenal u mposht 2-0 nga Bournemouth me golat e Christie dhe Justin Kluivert në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Ky duel u prish në ekuilibra pas minutës së 30-të, kur miqtë mbetën me një lojtar më pak pasi Saliba doli me karton të kuq. Me 17 pikë "Topçinjtë" mbeten në vendin e tretë, ndërsa Bournemouth ngjitet në kuotën e 11 pikëve për vendin e dhjetë. Vlen të theksohet se 'Topçinjtë' pësojnë disfatën e parë sezonale.


Lajmi kryesor:

Renditja/ Arsenali 'shkelmon' shansin për kreun, pëson humbjen e parë sezonale! Tottenham përmbys 4-1 Uest Hamin, Man. United vuan për tri pikë


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Maratona e Tiranës, Bashkia publikon planin e masave: Ja si do të devijohet qarkullimi i automjeteve këtë të dielë

Maratona e Tiranës, Bashkia publikon planin e masave: Ja si do të devijohet qarkullimi i automjeteve këtë të dielë