Mjafton goli i Diego Jotas, Liverpool mposht 0-1 Palace! Mban sërish kreun e Premier League

Mjafton goli i Diego Jotas, Liverpool mposht 0-1 Palace! Mban sërish kreun e Premier League

Festa e Liverpool

Premier League e futbollit në Angli filloi këtë të shtunë me javën e shtatë. Në periferi të Londrës vendasit e Crystal Palace u mposhtën 0-1 nga Liverpool.

Në "Selhurst Stadium" vendosi goli i Diego Jotas në minutën e nëntë. Një pasim nga Gakpo u shfrytëzua mirë nga portugezi që në fund rezultoi me vlerën e tri pikëve.

Paçka rasteve nga vendasit, Allison mbajti portën të paprekur, ndërsa braziliani u dëmtua dhe vendin e tij e mori Jaros, që bëri kështu debutimin me fanellën e Liverpoolit edhe pse u ble nga të kuqtë para tetë vitesh.

Tanimë Liverpool (18 pikë) pret ndeshjet e rivalëve, por djemtë e Arne Slot janë të qetë pasi kanë diferencë prej katër pikësh nga Manchester City ndjekës dhe sido që të dalin "Qytetarët", Liverpool edhe këtë javë do jetë në krye të klasifikimit.

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Flamurtari përgatit hakmarrjen, të martën Superkupa e Shqipërisë! Trajneri i vlonjateve: E mundim Tiranën

Flamurtari përgatit hakmarrjen, të martën Superkupa e Shqipërisë! Trajneri i vlonjateve: E mundim Tiranën