‘Daily Mail’ shkruan se argjentinasi Gonzalo Higuain tashmë ka arritur marrëveshjen me Arsenalin. Tani duket se ka mbetur vetem shuma e transferimit që duhet të zgjidhet mes të Arsenalit dhe Real Madridit.

Sipas ‘Daily Mail’ sulmuesi kushton 30 milionë euro. Pritet që këtë javë londinezët të mbyllin negociatat me Real Madridin dhe të kompletojnë transferimin.

Topçinjtë shpresojnë të mbajnë dyshen mbrojtëse Bacary Sagna dhe Laurent Koscielny për sezonin e ardhshëm.

Ndërsa ëndërr kanë rikthimin e Fabregas, i cili nuk po kalon një periudhë të mirë te Barca.



d.b/shqiptarja.com