Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola njihet për deklaratat e tij pikante ndaj rivalëve të tij jo vetëm në fushën e blertë por edhe në konferenca. I pyetur nga gazetarët për ndeshjen Liverpool-Arsenal që përfundoi në barazim ditën e djeshme,

Guardiola u shpreh se nuk e kishte parë, por në vend të saj kishte preferuar të shihte ndeshjen e Bayernit. 

Ai u pyet konkretisht ai u pyet për bërrylin që iu dha Robertson-it në ndeshjen Liverpool-Arsenal.

Guardiola e injoroi këtë përballje duke u shprehur: “E kam dëgjuar si rast, por nuk e kam parë, po shikoja ndeshjen e Bayern-it dhe më pas golf”.

Kjo deklaratë e tij tregon se është i përqendruar në ndeshjen e rradhës që Manchester City ka në Cahmpions League atë kundër Bayern-it që së fundmi ka një trajner të ri për të arritur objektivat. 

Nga ana tjetër, barazimi i ndodhur ditën e djeshme, është një shans i mirë për City-n për të ngushtuar diferencën me Arsenalin për vendin e parë.