Arsenali ‘dridh’ Man. Cityn në ‘Etihad’, e barazon 2-2 me një lojtar më pak! ‘Qytetarët’ shënojnë në minutën e 98-të, Haaland rekord
Manchester City feston golin e Stones
Ndeshje madhështore. Kështu mund të përshkruhet barazimi 2-2 mes Manchester Cityt dhe Arsenalit në ‘Etihad Stadium’ për raundin e pestë në Premier League. Futbolli ‘bio’ ishte emocionues deri në limite, me Arsenalin që i shpëtoi fitorja vetëm në shtesën e tetë, paçka se gjithë pjesën e dytë e luajtën me një lojtar më pak.
Ndeshja filloi mirë për ‘Qytetarët’, që me Haaland kaluan në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë. Pasimi i Savinhos nuk mund të gabohej nga norvegjezi, që në 105 ndeshja ka shënuar 100 gola me fanellën e Cityt.
Kur u duk se ‘Topçinjtë’ ishin në tapet, perla e Calafiorit nga jashtë zone barazoi ndeshjen në minutën e 22-të. Gabriel në shtesën e parë shënoi golin e dytë për Arsenalin, duke heshtur pjesën blu të stadiumit.
Fundi ende nuk kishte ardhur për pjesën e parë, pasi Trossard la Arsenalin me një lojtar më pak në limitet e fraksionit të parë.
Pjesa e dytë ishte me raste dhe një lojë që padyshim ka kënaqur ata që kanë parë një ndeshje që nuk vjen shpesh. Edhe pse Arsenali u mundua të vononte lojën, ishte Stones që gjatë një rrëmuje në zonë e dërgoi topin në rrjetë në minutën e fundit shtesë, për barazimin 2-2.
I futur nga stoli, Stones i dha një pikë të tijve në një duel që në çdo sekondë ishte i luftuar. Paqe mes miqve Guardiola dhe Arteta që në fund shtrënguan duart, por mes lojtarëve nuk munguan konfliktet pas fërshëllimës finale.
Me 13 pikë City rikthehet në krye të Premier League, ndërsa Arsenal me 11 pikë ndodhet në pozitën e katërt.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
74.8%
-
Normal
19.8%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 900
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vit i ri, krizë e vjetër për Spurs! Tottenham përmbyset 1-2 nga Newcastle, miqtë pesë fitore radhazi
4 Janar, 15:40
-
Armando Broja konfirmohet nga minuta e parë, Everton sot luan në udhëtim
4 Janar, 15:02
-
VIDEO/ Salah e pranon: Po, ky është viti im i fundit me Liverpool
4 Janar, 11:27
-
Premier League/ Arsenal e nis me 'këmbën e mbarë' vitin e ri! Mposht me përmbysje Brentfordin
1 Janar, 20:40
-
Ndeshja e parë si titullar, Armando Broja: Evertonin e presin ditë të mira
31 Dhjetor 2024, 13:14
-
GOLAT/ Amorim s'është ilaçi, Man. United prek fundin! Edhe Chelsea e mbyll vitin me humbje
31 Dhjetor 2024, 08:45
-
Enzo Maresca jep 'bekimin', Chelsea largon pesë futbollistë
30 Dhjetor 2024, 16:01
-
GOLAT/ Liverpool 'shuplakë' West Hamit, 'arratiset' në krye të Premier League! Armando Broja nga minuta e parë, Everton humbet! Man. City del nga kriza
29 Dhjetor 2024, 17:28
-
Sot për herë të parë si titullar, Armando Broja ul në stol sulmuesin e Anglisë
29 Dhjetor 2024, 15:39
-
Alexander-Arnold informon drejtuesit e Liverpool se dëshiron të luajë për Real Madridin
28 Dhjetor 2024, 18:14
-
GOLAT/ Arsenali për rekord, fiton dhe merr vendin e dytë në Premier League! Brighton e Brentford barazojnë
28 Dhjetor 2024, 08:41
-
GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye
27 Dhjetor 2024, 09:01