Arsenali e nis mbarë, fiton me
përmbysje ndaj Leiceste

Arsenali e nis mbarë, fiton me<br />përmbysje ndaj Leiceste
Premier League nis me një ndeshje të çmendur. Arsenali ka mposhtur me përmbysje 4-3 Leicester Cityn në ndeshjen e parë të këtij sezoni që premton spektakël. Topçinjtë e Londrës kaluan në avantazh që në minutën e dytë me sulmuesin Lacazette që shënoi në debutimin në kampionatin anglez por Leicester ka barazuar menjëherë me Shinji Okazaki.

Më pas vjen edhe show i sulmuesit të miqve Jamie Vardy që shënon një dygolësh spektakolar në Emirates dhe mes dy golave të tij ka shënuar edhe Wellbek për vendasit.

Më pas në minutat e fundit ndeshjes dhe tre pikët e para për Arsenalin i vendosin ndërrimet e trajnerit Venger.Përmbysjen e madhe e arrijnë golat e Ramsey dhe Giroud në minutat 83 dhe 85.Ndeshje spektakolare që vetëm Premier league mund ti dhurojë dhe këtë e bën që në takimin e parë.

Për Arsenalin vijnë tre pikët e para ndërsa sot Chelsea do të nis mbrojtjen e titullit të fituar sezonin e kaluar në ndeshjen ndaj Burnley në shtëpi ndërsa Manchester City luan në transfertë ndaj Brajton.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema