Arsenali i fortë shumë për Napolin
Baloteli shpëton Milanin në fund
Arsenal është lider jo vetëm në Premier League, por edhe në Evropë mes ekipeve më të mira të momentit, pasi ka mposhtur ekipin e Napolit me rezultatin 2-0.
Supersfida e mbrëmjes në Champions League mes ekipit të Arsenalit dhe Napolit ka justifikuar të gjitha pritshmëritë duke dhuruar spektakël, gola, aksione pa fund, përplasje të forta në cdo cep të fushës dhe në fund duartrokitjet e tifozëve të mrekullueshëm që kishin mbushur stadiumin ‘Emirates’.
Nga përballja fitues ka dalë ekipi i Arsenalit i drejtuar me mjeshtëri Venger, ndërsa të humburit janë dy Napoli dhe Reali i Madridit, pasi në merkato la të lirë që të largohej një futbollist si Mesut Ozil që ishte truri i ‘topçinjve’ në fushë nga minuta e parë. Fantazisti me lëvizjet e zhdërvjellëta në fushë, pasimet e sakta dhe mbi të gjitha me golin e shënuar padyshim që ishte futbollisti i ndeshjes në Londër, por edhe i natës së parë në Champions. Mungesa e tij ndihet më shumë se kurrë në ekipin e Realit që e vuan një fantazist për të furnizuar Ronaldon dhe aq më tepër edhe Balen tani. Megjithatë për t’u kthyer te ndeshja, golat u shënuan nga Ozil në minutën e 8’ dhe Giroud në minutën e 15’.
Napoli tentoi që të reagojë për të kthyer rezultatin, por mungesa e eksperiencës dhe Higuanit e kushtëzuan mundësinë për të luajtur të barabartë. Në ndeshjen tjetër të grupit Dortmundi fitoi me Marsejën me rezultatin 3-0. Polaku rezultati deciviz në pjesën e parë me golin e shënuar duke treguar edhe njëherë që është vendimtar për Borusian. Në pjesën e dytë shënon Reus dhe vulos rezultatin Leva me penallti.
Kështu nën kampionët e Evropës morën tre pikët e para për këtë edicion në Champions. Celsi arri një fitore të lehtë me Steauan në Bukuresht me golat e Ramires dhe një autogol të vendasve në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Ramires shënon edhe golin e tretë, Lampard të fundit duke i dhënë Celsit tre pikët e para. Shalke fitoi brenda në Basel. Zeniti barazoi pa gola me Austrinë e Vienës, ndërsa Atletiko Madrid përmbysi rezultatin e pjesës së parë në Porto duke fituar 1-2 dhe hedhur një hap të sigurt më tej. Ndërsa në grupin e ‘ferrit’ u ndal në një barazim dramatik me Ajaksin, pasi pësoi në minutën e 90’ Milani arriti të barazonte me Balotelin me penallti në të 94. Barca fitoi me Celtic 0-1
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39