ANGLI - Java e 7-të e Premier League ka sjellë emocione dhe rezultate të rëndësishme për skuadrat e kreut. Arsenali ka arritur një tjetër fitore të vlefshme, duke mposhtur West Hamin 2-0 në derbin londinez të zhvilluar në “Emirates Stadium”.
Golat për “Topçinjtë” u shënuan nga mesfushori Declan Rice, që gjeti rrjetën ndaj ish-skuadrës së tij dhe Bukayo Saka nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë triumf, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta regjistron fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 16 pikëve, duke ushtruar presion mbi Liverpoolin e Arne Slot në garën për kreun e tabelës.
Nga ana tjetër, West Ham mbetet me vetëm 4 pikë pas shtatë javësh, duke vazhduar serinë negative të rezultateve.
Në ndeshjet e tjera të ditës, Manchester United mposhti Sunderlandin me rezultatin 2-0, falë golave të Mason Mount dhe Benjamin Sesko. Po ashtu, Tottenham Hotspur arriti një fitore të rëndësishme 1-2 në transfertë ndaj Leeds United, me golat e Mathys Tel (23’) dhe Mohammed Kudus (57’) që përmbysën barazimin e përkohshëm të Okafor (34’).
Premier League, raundi 7:
E shtunë, 4 tetor 2025
Leeds 1-2 Tottenham
Arsenal 2-0 West Ham
Manchester United 2-0 Sunderland
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.8%
-
Keq
35.3%
-
Nuk e di
11.9%
Vota total: 779
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Broja luan 76 minuta të mira, Burnley ndal 2-2 Man. United! Fulham mposht Chelsean, City tre barazime radhazi në Premier League
8 Janar, 10:52
-
GOLAT/ Nottingham përmbys 1-2 West Hamin në Premier League
7 Janar, 09:43
-
Zyrtare/ Shkarkuan Marescan, Chelsea i beson stolin trajnerit 41-vjeçar Liam Rosenior
6 Janar, 11:44
-
Zyrtare/ Sylvinho i ofroi debutimin me Kombëtaren, Maldini Kacurri ribashkohet me Arsenalin në Angli
6 Janar, 09:29
-
Xhaka i bën nder Arsenal-it, Sunderland ndal Man City-n! Liverpool e nis vitin e ri me halle të vjetra (VIDEO)
2 Janar, 09:54
-
Asisti kundër Newcastle, Broja në 3 ndeshjet e fundit më shumë kontribut se sa 47 sfida të mëparshme (VIDEO)
31 Dhjetor 2025, 12:44
-
Goditje e fortë për titullin, Arsenali mposht Aston Villa-n që vinte pas 8 fitoreve rradhazi! Zhgënjen United dhe Chelsea (VIDEO)
31 Dhjetor 2025, 11:02
-
GOLAT/ Tetë fitore radhazi, Aston Villa përmbys 1-2 Chelsean në Londër dhe garon për kreun e Premier League
28 Dhjetor 2025, 12:59
-
Arsenal-i i përgjigjet fitores së City-t, Liverpool 'flak' krizën! Broja rikthehet titullar, në Seria A humbin skuadrat e shqiptarëve (VIDEO)
27 Dhjetor 2025, 18:36
-
GOLAT/ Gjashtë fitore radhazi, Man.City likuidon 1-2 Nottinghamin në udhëtim dhe merr kreun e Premier League
27 Dhjetor 2025, 15:35
-
VIDEO/ Manchester United rikthehet te fitorja, mposht 1-0 Newcastle dhe kap zonën evropiane
27 Dhjetor 2025, 09:48
-
GOLAT/ Arsenali i falet penalltive, fiton kundër Crystal Palace dhe gjen Chelsean në gjysmëfinalen e Carabao Cup
24 Dhjetor 2025, 11:09