Fëmijët e familjeve të ngujuara në qytetin e Shkodrës tashmë do të kenë mundësinë të ndjekin ciklin mësimor 9-vjeçar nga shtëpitë e tyre.
Nëpërmjet programit të hartuar nga ministria e Arsimit, “School Me” familjet e ngujuara janë pajisur me kompjutera të cilët me anë të paketave online të instaluara për ciklin nga klasa e parë deri në klasën e nëntë do të kenë mundësi për tu arsimuar pavarësisht kushteve ku ata ndodhen.
Gjatë ditës së sotme u bë e mundur pajisja e 15 fëmijëve të ngujuar me kompjutera personalë, të cilët do të mundësojnë infrastrukturën e nevojshme në drejtim të formimit të tyre si dhe të ndërveprimit me botën e dijes e bashkëmoshatarët e tyre.
Ministrja Nikolla është shprehur gjatë festës të organizuar për këta fëmijë në Shkodër se me anë të programit “School & me” do të thyen muret e ngujimit.
"Sot është një ditë feste dhe me grupin e mrekullueshëm “School Me’’ ne kemi ardhur për të thyer ca mure, për ta bërë shkollën kudo të pranishme, kudo që ndodhen këta fëmijë, falë teknologjisë por dhe falë pasionit të një grupi mësuesish dhe studentësh nga Britania e Madhe të cilët kanë mundësuar digjitalizimin e gjithë kurrikulës shkollore 9 vjeçare.
Është shumë pak, por ne fillimisht po mundësojmë që këta fëmijë të mësojnë në strehën e tyre komunikimin me mësues, me bashkëmoshatarët e tyre për të mundësuar një histori të re të edukimit,"-është shprehur ministrja Lindita Nikolla.
"School Me” është një program digjital i cili ofron një sistem të gatshëm njohurish dhe konceptesh, si mbështetje për kuptimin dhe thellimin e njohurive shkollore në të gjitha lëndët e ciklit 9 vjeçar.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO