Arsimi, del lista e kandidatëve
për drejtor të Drejtorive rajonale
Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka publikuar listën e të gjithë personave që kanë aplikuar për postin drejtues në njërën prej trembëdhjetë Drejtorive Rajonale Arsimore të vendit.
TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka publikuar listën e të gjithë personave që kanë aplikuar për postin drejtues në njërën prej trembëdhjetë Drejtorive Rajonale Arsimore të vendit. Në përputhje me nenin 13 të Ligjit Nr. 8549, dat6 11.17.1999 "Statusi i Nëpunësit Civil", si dhe pikën 12 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231 datë 11.05.2000 "Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës”, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zhvilluar verifikimin paraprak te kandidatëve për pozicionet për 13 pozicionet në krye të 13 Drejtorive Rajonale të Vendit. Pas verifikimit paraprak të kandidatëve për pozicionet e mesipërme, të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kushtet për të hyre në testim duhet të ndjekin procedurën e konkurrimit për kalimin në fazën finale si më poshtë.
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 11.11.2012, ditën e hënë në orën 10.00 në Fakultetin Ekonomik në Tiranë. Ndërsa, testimi me gojë do të zhvillohet në datën 12.11.2013 ditën e martë nga ora 10.00 deri në orën 16.00, në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ata aplikues që kanë ankesa për sa i përket rezultateve të mësipërme duhet që t’i bëjnë brenda dy ditëve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Siç ishte bërë e ditur edhe më parë, lista e kandidatëve që kishin aplikuar për pozicionin drejtues në një prej Drejtorive Arsimore Rajonale u publikua ditën e djeshme.
Ndërkaq, në orët e mëngjesit dhe të mesditës së djeshme lista e personave që kishin aplikuar për postin e drejtuesit në një nga DAR-ët e vendit nuk ishte e afishuar në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit siç pritej. Arsimi është një nga pikat më të rëndësishme të qeverisë aktuale. Përmirësimi i standardeve të shkollave dhe univesriteteve mbetet një prioritet për qeveritarët. Deri tani në daljet e shumta mediatike të ministrave dhe zëvendësit e tyre, kryefjala ka qenë gjithmonë ndërtimi i një administrate publike në bazë të meritokracisë dhe në shërbim të qytetarit.
Shkrimi u publikua sot (6.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.4%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7953
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12