Arsimi i lartë në përgjithësi dhe ai profesional në veçanti kanë mbetur prapa zhvillimit të biznesit dhe kërkesave të tregut të punës. Në këtë situatë kanë ndikuar një sërë faktorësh, përfshirë mbijetesën nga regjimi i kaluar i strukturave të vjetra në shkollat e formimit profesional, të cilat nuk i përgjigjen zhvillimit të sotëm të ekonomisë dhe kërkesave të tregut. Një faktor tjetër është familja, e cila nuk priret të nxisë të rinjtë që të ndjekin shkolla profesionale. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në Shqipëri vetëm 15% e maturantëve vazhdojnë studimet e larta në shkolla profesionale, ndërkohë që në Europë kjo shifër shkon rreth 40%.
Maturantët shqiptarë preferojnë studime në degë të tilla si: marrëdhënie ndërkombëtare apo shkenca politike të konsideruara nga ata “në modë”, por për të cilat nuk ka aq vende pune dhe kërkesë në treg. Mungesa e preferencës për shkollat profesionale të mesme publike qëndron edhe në bazën e tyre të varfër materiale, në një staf pedagogjik të pakualifikuar dhe të pamotivuar për shkak të pagave të ulëta. Megjithatë, në peizazhin e arsimit profesional dhe të ofertave që ky arsim i jep kërkesave të biznesit dhe tregut të punës në Shqipëri, ka edhe zhvillime pozitive, që mund të përdoren si modele.
Ngritja e arsimit profesional edhe në sistemin arsimor terciar është pjesë e strategjisë kombëtare të arsimit të politikës së qeverisë shqiptare për arsimin. Një ndër objektivat e kësaj strategjie është: “Zgjerimi i kapaciteteve ekzistuese dhe hapja e 2-3 degëve të reja për të ndikuar në rritjen e kërkesave për arsim profesional dhe social-kulturor, me synimin që të arrihet kuota e tërheqjes në këtë lloj arsimi të 40% të nxënësve të arsimit të mesëm. Arsimi profesional dhe socialkulturor t’u përgjigjet nevojave të tregut dhe të zonave të ndryshme të vendit në shërbimeve si hoteleri-turizëm, ndërmarrje te vogla dhe te mesme, menaxhimi i logjistikes, etj.”
Sipas studimit të tregut të punës së ndërmarrë nga Universiteti “Marin Barleti” dhe studimeve të tjera të kryera nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe nga kontaktet me aktorë të ndryshëm të rëndësishëm, si politikë-bërës, shoqata të sektorëve, dhe bizneset, interesi për zhvillimin e burimeve njerëzore në përgjithësi dhe për atë të nivelit të menaxhimit të mesëm është treguar të jetë në shkallën më të lartë. Zhvillimi dinamik i biznesit dhe strukturimi i tij në një kontekst gjithnjë e më konkurrues kërkon edukimin e një elite të re të punonjësve dhe menaxherëve të ardhshëm, njohuritë dhe aftësitë e të cilëve, do të garantojnë konkurrueshmëri me efikasitet dhe sukses në tregjet vendase apo ndërkombëtare.
Ky edukim sipas koncepteve moderne të menaxhimit duhet t’ju mundësojë studentëve përvetësimin e njohurive teorike, empirike dhe praktike mbi mënyrat dhe metodat e menaxhimit të funksioneve apo veprimtarive të ndryshme të biznesit.
PËRVOJA E UNIVERSITETIT MARIN BARLETI
Bazuar në dy nga modelet më të mira në arsimin profesional terciar, atë të Duale Hochschule në Baden-Württemberg (Gjermani) dhe Bournville College (Angli), me të cilën ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, Universitetit Marin Barleti është i pari ndër Institucionet e Arsimit të Lartë Jo-Publik që ka përfshirë arsimin profesional si pjesë të formimit që ofrohet për studentët. Në Akademinë Profesionale Barleti, studimi është strukturuar duke kombinuar studimet akademike me standardet universitare dhe trajnimin praktik, me fokusim në aspektet praktike dhe ato të menaxhimit.
Studimi në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara dhe Arteve është i modularizuar. Në përputhje me ngarkesën e punës të studentëve nga orët e prezencës në mësim, studimi individual, përgatitja për provimet dhe për modulet e kompletuara jepen pikët sipas sistemit europian të transferimit të krediteve (ECTS). Fazat e studimit akademik, që zgjasin 3 muaj, alternohen me fazat e trajnimit praktik në firmë, me të njëjtën kohëzgjatje. Përmbajtja teorike e programeve të studimit përshtatet me kujdes në përputhje me nevojat profesionale praktike. Trajnimi praktik bazohet në një plan trajnimi të hartuar bashkërisht nga firma në fjalë dhe vetë Akademia Profesionale Barleti. Pasi kryejnë programin e plotë 3-vjeçar të studimeve, diplomantët kanë marrë një kualifikim shumë të mirë në fushën e tyre të specializimit dhe zotërojnë një përvojë të gjerë praktike. Kushdo që studion në programin e studimit dual trajnohet njëkohësisht në një firmë të veçantë.
Profili i menaxherit në Hoteleri-Turizëm ofrohet në bashkëpunim me American Hotel and Lodging Educational Institute. Në përfundim të kursit studentët pajisen përveçse me Diplomë Bachelor Profesional, të lëshuar nga Universiteti Marin Barleti edhe me certifikata të lëshuara nga ky institut. Hapja e këtij profili është bazuar në faktin që sektori i hoteleri-turizmit (përfshirë tre nën-sektorët e tij, Hotelet, Agjensitë e Udhëtimit, dhe Baret e Restorantet), ka njohur një rritje të vazhdueshme sasiore në 5 vitet e fundit dhe është ndër sektorët prioritar të zhvillimi afatmesëm dhe afatgjatë i qeverisë shqiptare. Stafi mjaft i kualifikuar akademik përfshin edhe pedagogë të jashtëm, të ftuar nga universitete të njohura të vendit apo të huaja, si dhe ekspertë nga fusha të veçanta profesionale. Programet e diplomimit kanë një fokus të qartë ndërkombëtar. Gjuhët e punës janë si shqipja, ashtu edhe anglishtja, e detyruar kjo per profilin e menaxhimit në Hoteleri- Turizëm. Ky program studimor është formuluar në mënyrë të tillë që të përgatisë menaxherë që të jenë të aftë të punojnë në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë.
Të diplomuarit do të fitojnë shkathtësi për t’iu përshtatur nevojave të tregut në sektorë apo aktivitete të ndryshme, në SME prodhimesh apo shërbimesh, banka, kompani sigurimesh, konsulentë biznesi, etj. Më përfundimin e diplomës bachelor profesional në menaxhim studentet do të jenë të aftë të vazhdojnë studimet e mëtejshme brenda apo jashtë vendit me qëllim që të perfeksionohen në zotërimin e aftësive dhe metodave të domosdoshme për menaxhimin modern. Kësisoj, studentët e programit të studimit dual kanë status të veçantë, pasi ata janë edhe studentë edhe të punësuar me kontratë trajnimi në një firmë. Duke pasur njohuri specialisti dhe një përvojë të gjerë praktike, të diplomuarit e këtij programi dual kanë perspektivë të dukshme karriere në tregun e punës.
(Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com 12 mars 2014)
/Shqiptarja.com