TIRANE- Ministria e Arsimt ka bërë publikë emrat e kandidatëve për Drejtorë në Drejtoritë Arsimore që kanë arritur të kalojnë dy fazat e para të testimit. Nga 230 vetë kandidatë që kanë nisur këtë garë, vetëm 68 prej tyre kanë arritur në finalen e fundit që ëshë ajo e finaleve publike. Për transparencë me publikuun, Drejtorët e DAR nuk do të zgjidhen më në zyrat e Ministrisë. Burime nga Ministria bëjnë të ditur se faza e fundit e konkurimit do të zvillohet në qarqet përkatëse, me një juri prej 5 përfaqësuesish, ku për çdo përzgjedhje në juri do të bëjë pjesë një mësues i vjetër i qarkut, një pjestar nga bordi i prindërve si dhe një specialist i fushës në rreth apo qark.
Pjesë e kësaj jurie do të jetë edhe vetë Ministrja e Arsimit znj Lindita Nikolla që do të ndjekë nga afër këtë fazë të fundit të konkurimit. Ministria e Arsimit bëri të ditur për opinionin publik se për arsye të së drejtës së ruajtjes së konfidencialitetit në funksion të mbrojtjes së të dhënave personale, pikët e kandidatëve do t’iu bëhen me dije vetëm këtyre të fundit me kërkesë të tyre. Gjithashtu është sqaruar se në rastin kur kandidatët kanë patur pikë të barabarta, ata janë përfshirë të gjithë në listën e të kualifikuarve, duke tejkaluar kështu numrin e 5 kandidaturave në nivel qarku.
Ndërkohë në ditët në vazhdim do të komunikohet dhe grafiku me vendin, datën dhe orën ku do të kryhen finalet publike në të dymbëdhjetë qarqet e republikës, - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit. Zgjedhja e mësuesve dhe drejtorëve me konkurs do të jetë tashmë një formulë standarde që do të aplikohet për çdo pozicion në shkollat publike të vendit, duke i dhënë fund emërimeve në zyrën e Ministrit apo të Drejtorit Rajonalë të Arsimit.
Shkrimi u publikua sot (22.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com