Shkollat hapën dyert më 14 shtator dhe me keqardhje e them se vetëm kaq pashë të shkruhej apo thuhej në media. Më bëri përshtypje fakti se raportet ishin përqendruar te trafiku i ngarkuar ku evident ishte moszbatimi i urdhëresës së Kryebashkiakut, “për mosqarkullimin e furgonëve në Unazë në orarin kur prindërit shoqëronin fëmijët në shkollë”, sesa me thelbin e problemit se çfarë iu ofrohet këtë vit nxënësve, që nga ambientet e programet deri te metodat didaktike.
Të gjithë gojëkyçur dhe symbyllur vazhdojmë të mbetemi për kushtet aspak të mira e madje skandaloze në disa zona në të cilat gjenden intitucionet e mësimdhënies, të cilat madje as që mund të quhen të tilla. Nuk e kam fjalën për pamjaftueshmërinë e ambienteve, të cilat dihet se janë një problem tejet i vjetër dhe mjaft i diskutuar. Madje, edhe debatet, me analistë e specialistë, për këtë çështje nuk patën impakt pozitiv, por shkuan deri te “shumë zhurmë, për asgjë”.
Mendoj se gjithçka është mbrapsht, që te koncetimi i ndërtimeve, hapësira që nuk ofrojnë gjë tjetër veç disa ambienteve thjesht për një mësim “të varfër”.
Një pjesë e shqiptarëve tashmë kanë shëtitur në disa vende evropiane, Sh.B.A, Ausrali, etj. Kanë parë se si janë shkollat atje dhe mund ta bëjnë dallimin me ato që kemi në Shqipëri. Në këto vende i kanë konceptuar dhe realizuar ato si institucione komlekse edukimi, mesimdhënieje dhe argëtimi. Teksa në këto vende, sidomos në Sh.B.A, kërkohet që ato të jenë sa më atraktive nga ana e programeve si shollore ashtu edhe jashtëshkollore në formën e klubeve (rrethet jashtëshkollore në të kaluarën tonë), ne mjaftohemi me ndërtimin e ndonjë ambienti të ri, sipas stilit të vjetër, për të zvogëluar mbipopullimin e shkollave, e t’u japim mundësinë mësuesve të punojnë të paktën me 30-35 nxënës në klasë. Por, vetëm kaq, pasi nuk bëhet fjalë që të ketë ngrohje-ftohje, bibliotekë, kuzhinë, palestër, terrene sportive e ambiente të tjera ndihmëse. Pa u ndalur pastaj te përbërja e trupës pedagogjike, ku kanë depërtuar me mënyra nga më të çuditëshmet, njerëz që nuk kanë as dëshirën dhe jo më aftësinë për të qenë arsimtarë. Diplomat fantazma, shkollat që mbarohen pa shkuar asnjë ditë atje, punësimi antimeritë, kanë sjellë në ambientet e mësimdhënies njerëz që për të pasur një punë duan ta provojnë, pse jo, edhe atë të mësuesit. Nuk ka më keq për ne që arsimimin e fëmijëve t’ua lëmë në dorë atyre.
Po ashtu edhe përzgjedhja e studentëve që do të shërbejnë pas diplomimit në këtë profesion të nderuar është e gabuar. Në këto degë nuk shkojnë më të mirët, por nënmesatarët dhe më poshtë. Finlanda është një shembull për t’u marrë në këtë drejtim. Atje ajka e studentëve shkojnë në degët e mësuesisë, dhe për më tepër ajo pjesë e ajkës që provon të ketë cilësitë njerëzore të domosdoshme për të rritur e edukuar njerëz të mirë e të pajisur me aftësitë për të punuar në botën moderne. Kjo dhe metoda të tjera që përdoren, kanë bërë që ‘fenomeni finlandez’ të ngjallë interes studimi edhe për vende si Sh.B.A-ja, që ka një sistem arësimor të mrekullueshëm, nga këndvështrimi ynë madje gati-gati perfekt.
Gjithsesi kaq pretendojmë dhe kaq kemi. Sitemi ynë arsimor, mjaft i çalë, apatik, empirik, i vjetëruar dhe ka nevojë për një përmirësim të thellë, të menjëhershëm.
Sa herë që ngremë ndonjë problem, drejtues të institucioneve arsimore publike nuk ngurojnë të na tregojnë me gisht shkollat jopublike, të cilat kanë vetëm disa kushte më të mira se publiket, sidomos në përzgjedhjen e trupës pedagogjike, ambienteve dhe mjeteve didaktike, por përsëri me shumë mungesa krahasuar me shkollat në Sh.B.A, Evropë e më gjerë.
Mendoj se ka ardhur koha që të mos pajtohemi me rutinën, apo justifikimet se këto janë mundësitë. Duhet të ngremë zërin për një shkollë më të mirë, ambient shkollimi më të denjë për fëmijët tanë. Duhet të reagojmë për të kërkuar ndryshimin e mentalitetit; “kaq janë mundësitë, kaq bëjmë”. Shoqëria civile këtu duhet dhe do të fokusohet. Arsimi është AND-ja e një kombi, pa të nuk ka të ardhme.
Të mos shresohet se politika me dëshirën e saj do të vërë dorë për zgjidhjen e këtij problemi. Politikanët i arsimojnë fëmijët ose në shkolla jo pubike, ose jashtë vendit, se ua mban xhepi. Edhe pse ata janë të zgjedhurit tanë e në shërbimin tonë, pasi hartojnë dhe zbatojnë politikat publike, deri më tani kanë menduar ose keq ose mbrapsht.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)