Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze

TIRANË- Qeveria kërkon t’i japë më shumë prioritet arsimit profesional, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë tha se tregu i punës ka nevojë për punonjës të kualifikuar. Por, ekspertët shprehin rezerva për mbështetjen e qeverisë ndaj arsimit profesional.

Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Nevruz Kaptelli thotë në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv se qeveria duhet të rrisë financimin për arsimin profesional dhe të ofrojnë më shumë mbështetje, pasi numri i nxënësve që e ndjekin po ulet. Ndonëse në shifrat që raporti dje qeverisa, këtë vit akademik janë regjistruar 4709 nxënës në degët e arsimit, 11% më shumë se një vit më parë.

“Nuk bëhet një analizë si ka ec arsimi profesional gjatë 11 viteve të kësaj qeverie. Numri i nxënëseve në arsimin profesional ka ardhur në rënie me gjithë premtimet që arsimi profesional do ishte prioritet i qeverisë. Qeveria duhet të marrë përsipër rritjen e financave për arsimin profesional. Arsimi profesional duhet të kthehet tek ministria e arsimit, jo ekonomisë”, tha Kaptelli.

Eksperti i karrierës, Erion Muça thotë se mungon garancia për punë. Ai thekson se punësimi i atyre që mbarojnë arsimin profesional është i lartë, por zhgënjehen rrugës nga pagat dhe kushtet që ofrojnë kompanitë.

“Në Shqipëri ajo që mungon nga arsimi profesional, tej varësisë nga ministritë dhe financimet, fakti që nuk funksionojnë sistemet për garanci pune.  Marzhi i punësimit është i lartë, por një pjesë zhgënjehen rrugës.

Përballen me kompani dhe biznese që nuk është aspak stimuluese, si nga niveli i pagës dhe sfida që të mësojnë dhe zhvillohen më tej. Në shumë kompani ka probleme të brendshme që nuk janë të standardizuara në atë nivel që t’u mundësojnë atyre të rriten dhe zhvillohen që të jenë konkurrues”, tha Muça.

Aktivisti Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, thotë se të rinjtë që zgjedhin arsimin profesional përgatiten për t’u larguar nga Shqipëria. Edhe Kaptelli thotë se të rinjtë përgatiten për të ikur, ndërsa thekson se qeveria duhet t’u garantojë punësim dhe paga dinjitoze.

“Ka një orientim drejt arsimit profesional, sepse qytetari kanë marrë iniciativat që në Gjermani e Europë kërkohen profesionistë. Kjo është e evidentueshme me të rinjtë që i largohen vendit. Edhe në degët dy vjeçare në universitet. Vendi ynë prodhon në vit 2500 infermierë. Kjo është një praktikë për t’u dhënë mundësi të rinjve për t’u larguar”, u shpreh Qiraxhi.

"Të gjithë përgatiten për t’u larguar nga vendi, ajo që thotë Rama ne kemi të rinj por jo profesionistë, unë mendoj që s’kemi më të rinj për të shkuar në shkolla profesionale. Qeveria duhet të ketë bazën për të zhvilluar orët praktike në shkollë. Bizneset kanë nevojë, por edhe qeveria duhet të marrë masa për të rregulluar ligjërisht punësimin, ai që ndjek arsimin profesional duhet të sigurohet që do punësohet dhe do ketë një pagë dinjitoze”, tha Kaptelli.

Muça shprehet se nuk mbulohen nevojat për profesionistë, sidomos në industrinë e turizmit.

“Turizmi ka 40% më shumë nevoja se çfarë prodhojnë shkollat profesionale në gjithë rrethet e vendet dhe sa kuota kanë”, tha Muça.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'