TIRANË – Në ditën e mësuesit PS ka vendosur të thërrasë tryezën për debatin mbi arsimin, si pjesë e programit qeverisës “Për një Rilindje Kombëtare”.
Në fjalën e tij Rama tha se PS do të rishkruajë realitetin e arsimit shqiptar ku do të nxitet konkurenca dhe merita në këtë sektor.
“Sistemi arsimor ka degraduar me kthimin e universiteteve në valuvuilave që shkarkojnë të papunët që dalin nga shkolla e mesme.
Qeveria ka vulosur kapitull të zymtë në dy dekada tranzicion. Nuk kemi asgjë kundër universiteteve private. Do të jemi promotorë të këtyre shembujve. Liberalizimi i korruptuar në arsim, thikë pas shpine për prindërit që heqin bukën e gojës për t’i dhënë diplomë fëmijëve të tyre”, tha Rama.
Sipas tij, vitin e ardhshëm PS do marrë në kurriz një barrë jashtëzakonisht të rëndë.
“ Ku kthesa historike ku po e çon arsimin Qeveria që s’ka Kryeministër, është një ndër kthesat më të forta dhe më të vështira”, tha kryesocialisti.
Kreu i selisë rozë shtoi se për të ndryshuar këto kushte Partia Socialiste do ndërtojë një koleksion të fuqishëm me trupa me meritë dhe konkurrencë pedagogësh, duke hapur një faqe të re, madje edhe përmes konkurrencës mes shkollave të mesme me njëra tjetrën dhe atyre të larta.
“Diplomat e universiteteve private janë si ato letrat e dikurshme me vlerë që nuk u hyn kurrë në punë shqiptarëve, ndërsa diplomat e tyre do shtojnë ndjeshëm numrin e të papunëve me diplomë. Ky liberalizmi pa asnjë princip dhe pa rregull ka rrafshuar dy vlerat themelore për një jetë universitare, konkurrencën dhe meritën si një vlerë e patjetërsueshme e krijuar nga konkurrenca”.
Rama tha se ndryshim i këtij realiteti i çdo familje shqiptare duke ëndërruar një punë sa më të mirë për djalin edhe vajzën është një kusht themelor për të rimëkëmbur ekonominë shqiptare dhe familjare.
“Asnjë prind nuk do të jetë kokëulur përballë pafuqisë për të blerë libra, ne do të jemi aty dhe nuk do të lemë asnjë fëmijë pa dije. Do të jemi aty në rrugën e fshatit, për t’i dhënë fund kolonave pikëlluese të kalamajve që bëjnë me orë të tëra rrugë në këmbë në dëborë dhe në shi, për të arritur në shkollë", vijoi ai.
Lideri i opozitës theksoi se Partia Socialiste do ndërtojë një koalicion të fuqishëm me trupa me meritë dhe konkurrencë pedagogësh, duke hapur një faqe të re në sistemin arsimor.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com