TIRANE- Mënyra se  si do të bëhet përzgjedhja e teksteve shkollore të klasës së parë dhe të gjashtë, tregon se Ministria e Arsimit ka vendosur të përzgjedhë shtëpitë botuese ende pa filluar gara. Në udhëzimin nr.11/1, datë 15.04.2015 dhe në udhëzimin nr.13, datë 11.05.2015 përcaktohen shtëpitë botuese nga të cilat do përkthehen tekstet shkollore. “Tekstet shkollore të reja “Matematikë 1”, “Dituri natyre 1”, “Matematikë 6”, “Fizikë 6” dhe “Bilogji 6” të jenë përkthim i teksteve shkollore të shtëpive botuese “Cambridge”, “Oxford University Press” dhe “Pearson”, apo i çdo shtëpie botuese që është pjesë e tyre, duke i përshtatur sipas realiteteve shqiptare elementët që i përkasin realitetit anglez.