Arsyeja se përse kirurgët
veshin mantel të gjelbë

Arsyeja se përse kirurgët<br />veshin mantel të gjelbë
A keni menduar ndonjëherë se përse doktorët veshin uniformë të gjelbër ose të kaltër gjatë kohës që janë në dhomën e operimit, por asnjëherë nuk veshin gjë të bardhë?

Dikur i gjithë stafi mjekësor kishte veshur rroba të bardha, derisa një ditë, në vitin 1914, një doktor me ndikim nisi traditën e uniformës së gjelbër e të kaltër.

Arsyeja për këtë është se ngjyra e bardhë mund t’i verbojë kirurgët për disa minuta kur e ndryshojnë shikimin nga një ngjyrë e errët e gjakut në ngjyrën e bardhë të manteleve të kolegëve të tyre.

I njëjti efekt ndodh edhe kur del jashtë në dimër dhe sheh rrezet e diellit e më pas borën.

Gjithashtu, ngjyra e gjelbër dhe e kaltër konsiderohen si ngjyra e kundërt e së kuqes sa i përket spektrit të dritës vizuale, dhe gjatë një operimi kirurgët janë gjithmonë duke u përqendruar në ngjyra të kuqe dhe kur ngrenë kokën duan një ngjyrë që mos u vrasë syte.

Në ndihmë u vjen ngjyra e gjelbër dhe e kaltër e manteleve të tyre që përmirësojnë shikimin e një kirurgu.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike