Meta zbulon për Report Tv arsyet e divorcit me Kryemadhin: Vendimin e mora pasi ajo foli në SPAK! S’kam asnjë pretendim, të gjitha t’i marrë Monika

Tirane- Jo vetëm politika, por mbi të gjitha dosjet e hapura në SPAK dhe përballja me drejtësinë ishte ajo që vulosi vendimin e Ilir Metës për t’u divorcuar nga Monika Kryemadhi. Për herë të parë për Report Tv, kreu i Partisë së Lirisë zbuloi se deklaratat e Kryemadhit në SPAK ishin momenti kur vendosi t’i drejtohet gjykatës për ndarje.

'Vendimin për tu ndarë e mora pasi Monika foli në SPAK.'- tha Meta sot. 

Vetë Kryemadhin, thotë se nuk e ka njoftuar për divorcin, i bindur se kjo e fundit është tashmë peng i Prokurorisë së Posaçme.

Ish bashkëshortes, siç tashmë e quan Meta, i dërgon edhe një paralajmërim, kur thotë se për veprimet e saja përpara drejtësisë do të përgjigjet vetë.  Bashkë me përgjegjësinë për t’u përballur me drejtësinë, Meta i lë Kryemadhit edhe arkën e shtëpisë, teksa thotë se nuk ka asnjë pretendim dhe të gjitha t'i marrë Monika me fëmijët.

Intervista e plotë e Metës:

-Kur e keni marrë këtë vendim dhe kujt ia keni komunikuar të parit?

Meta: Prioritetet e mia është beteja deri në fund me këtë regjin mafioz. Nuk është se kryesia nuk kanë qenë në dijen të vendimi apo marrëdhënieve të tensionuara prej kohësh. Sa  i takon vendimit, është marrë pas deklaratave bëra nga ana e zonjës pas pyetjeve në SPAK. E respektoj mendimin ndryshe. Vendimin për tu ndarë e mora pasi Monika foli në SPAK. Për divorcin me Monën i tregova vetëm djalit dhe motrës time. Mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin! Për të tjerët, zero!'

-Ja keni thënë Kryemadhit këtë vendim pasi është shprehur e habitur pas këtij vendimi?

Meta: Që përpara konventës nuk ekziston asnjë komunikim mes nesh, nuk mendoj se procesi do të jetë problematik, sepse kjo zgjidhje uroj që ti jap fund çdo keqkuptimi apo mjegulle në publik mbi qëndrimet e mia dhe njëkohësisht unë besoj se nuk do të ketë asnjë problem sepse çdo gjë i përket Kryemadhit dhe fëmijëve të mi.

-A kanë ndikuar hetimet që ju keni të hapura në SPAK në këtë vendim?

Meta: Nuk ekziston asnjë çështje apo akt, vendim i Ilir Metës. Por ekziston një problem madhor për mafien ndërkombëtare dhe për kryemafiozin e Shqipërisë Edi Rama, që përmes Ramaformës ka kapur për zverku SPAK. Dhe për të goditur Ilir Metën dhe gjithëve bashkëpunëtorëve të mi, e dini investimin kriminal të DumDumanit personalisht për të goditur politikisht Ilir Metën si një mbrojtës të palëkundur të sovranitetit të popullit shqiptar dhe sovranitetit të Shqipërisë. Nuk kam pasur asnjë kundërshtim për hetime të SPAK, por jam tërësisht i bindur për investimin e tyre kriminal për të marrë peng njerëz pranë meje, për ti përdorur kundër Ilir Metës në mënyre që të amnistojë problemet që mund të kenë. Ilir Meta mban çdo përgjegjës para ligjit dhe popullit. Por nuk mban përgjegjësi për veprimet apo katet e cilitdo qoftë.

-Pse keni zgjedhur nenin 132 të kodit të familjes për zgjidhjen e kësaj martese?

Meta: Mendoj që kjo është një zgjidhje e detyruar nga rrethanat dhe nuk do ketë problem nga ana ime që ku proces të përfundoj nga pikëpamja juridike sa më shpejt.

-Çfarë pengese keni patur deri më tani që mund të vinte edhe nga zonja Kryemadhi për betetja tuaja?

Meta: Isha shumë i qartë, asgjë nuk do të më pengoj deri në rikthimin e sovranitetit të popullit shqiptar në këtë betejë me mafien që ka dhunuar kushtetutën por edhe normat zakonore më të të hershme që na kanë mbajtur bashkë edhe kur nuk kishim shtet apo kushtetutë.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nora: 22/06/2024 12:07

    Ende nuk e kupton. Mbeti i trashe gjithe jeten. SPAK kryen hetime por porosine dhe "vijen" e merr nga "bosi i bosave". Likja, sic i thone, e mbeshteti ne momentet me kritike: kur qe objekt sulmi i shokut Fatos - e mora thonjpaprere, shante e trufillonte ai; apo ne 2007, kur sidomos me Monen i siguruan fitoren per te mbajt menderen ne Tirane perballe makinerise hajdute te Berishes; apo ne 2013 kur per arsye qe vetem ai i di, e mbeshteti te behej kryemomster! Ja pra, Likja ende nuk e rrok idene qe nuk qe Mona qe ia rekrutoi dhe bleu deputetet si ushtaret e Hasanbellinjeve ne Durres-si tashme i denuari minister Koka apo mekaniku pordhekuror Nasip! Apo trafikantet drogiste Rehovica ne Berat. Partia iu prish se zgjodhi te lidhur me krimin e organizuar per deputet, qe sapo ndjene lekun larg syve menjehere e kapen oferten e pales ne pushtet. Per lek! Ti vere emer Likja kesaj pune dhe jape llogari per monstren qe na la vete ai- Edi Ramen!!

    Përgjigju
  • Emigranti ne angli: 22/06/2024 07:27

    Po paret qe ke investuar ne londer do i tregosh like Ketej flitet qe ke nja dy vila per femijet dhe nje ferm per kuaj ne skoci Ai shoferi jot do ti kthej paret apo do i mbaj per vete sepse ka marr nuse te re ruse ai

    Përgjigju
    • Like spiuni: 22/06/2024 08:39

      Pasurinë t'a ka marrë Lordi i Anglisë o Like. Ti me Monikën një levë keni qenë e jeni, e tani u duhen leva t'reja.

  • Iris: 22/06/2024 03:27

    I pari person ne Shqiperi qe ndahet per shkak te Rames e Dumanit! C'na bere te qeshim o Like!

    Përgjigju
    • Or tej: 22/06/2024 10:14

      Fajin gjithmone e ka Saliu or teeeejjjjj

  • Skapi: 21/06/2024 18:23

    Hahahahaha pretendim pasuror!!!!!!! Po pasurite Jane jashte ne emrin tend ose me kod sekret ne ndonje banke o Like. Cfare do marresh ne Shqiperi kasollen tek Kodra e diellit apo lageshtiren e Lalzit. Kush i fut ne liste keto cikerrima.

    Përgjigju
  • Ha ha ha: 21/06/2024 17:36

    Hajde patriot hajde. TRAP!!

    Përgjigju
  • Blenard: 21/06/2024 17:29

    hhahaahhahahahahah yyyyyyyyy na i futi prapppp kyyyyyy na genjeuuuuu prapppp ptuuuuuuuu rrace mutit hajduta

    Përgjigju
  • Dakord: 21/06/2024 17:10

    Të gjitha ti marrë monika!!!!! As ti dhe as ajo, të gjitha do i marrë shteti shqiptar. Të ka tradhëtuar në spak?? Kështu flasin vetëm bandat kriminale, po ti bandit je.

    Përgjigju
    • Or tej: 21/06/2024 22:57

      Shteti do marre lesht e Mrikes or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Franca harron mbrojtësin në stadiumin e Dortmundit

Euro 2024/ Franca harron mbrojtësin në stadiumin e Dortmundit