TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra Gentian Osmanin, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Osmani e kishte kaluar shkallën e parë të vettingut, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit verën e vitit të kaluar, por në Apel u dërgua pas ankimimit nga Komisioneri Publik sipas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Komisineri Publike argumentonte se prokurori se nuk justifikon pasurinë.
Gentian Osmani është i njohur si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Vendimi për të u lexua nga kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj. Vetë Osmani nuk bëri asnjë reagim pas vendimit ndërsa i shoqëruar nga familjarët e tij u largua duke përshëndetur mediat.
Me shkarkimin e Gentian Osmanit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ngel me 10 anëtarë, nga 11 që duhet të ketë. Në këto kushte Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku pritet të bëjë edhe një herë thirrjen e prokurorëve, për pasuesin e tij në KLP.
Edhe më herët një anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është shkarkuar në proceset e vettingut. Antoneta Sevadari ish-prokurore e Krimeve të Rënda, u zëvendësua në KLP nga Vate Staka.

Një tjetër vendim i rëndësishëm u dha nga vettingu këtë të mërkurë, duke konfirmuar në detyrë prokurorin e SPAK, Altin Dumani.
Ky vendim u prit me duartrokitja nga familjarët e Dumanit, i cili rezulton se është personi më i kuotuar për tu bërë drejtues i SPAK.
Vendimi për Dumanin ishte seanca e fundit në vetting për këtë sezon i cili u mbyll me 188 vendime nga KPK. 81 konfirmime në detyrë, 68 shkarkime nga detyra, 14 ndërprerje procesi, 8 pushime të procesit, 16 vendime për përfundim procesi dhe një vendim për pezullim dhe ridërgim prokurori në Shkollën e Magjistraturës.
-
Vettingu po “funksionon”.... Ja p.sh ky qe kerkoi te futej Saimir Tahiri ne burg, humb punen... Ata prokuroret qe kishin ceshtjet e pergjimeve te vjedhjeve te votave dhe nuk nisen hetime...ata e kaluan vettingun... Prandaj s ka frike nga reforma ne drejtesi qeveria...
Përgjigju -
Te gjithe qe guxojn te dalin kunder qeverise te shkarkohen!! Sidomos ata me permasa te medha te barkut!!
Përgjigju -
Nje barkderr plepash me pak
Përgjigju -
Nejse tani ka kohe te bej palester te holloj qafen.
Përgjigju -
Gje me te trashe se ky nuk ka. Se si e ka marre diplomen ky qe me zor flet shqipen nje dreq e di!
Përgjigju -
Nje zagar berishist me pak.
Përgjigju




Komente
Komento