Arsyet e zhdukjes së 11 adoleshentëve në Britani. ‘Pa Gjurmë’ sjell dëshminë e 17-vjeçarit, që kërkohet nga policia: Jemi disa shqiptarë këtu, por nuk dua të spiunoj

Britania e madhe mbetet destinacioni që të rinjtë shqiptarë zgjedhin për të realizuar ëndrrën drejt perëndimit, duke braktisur vendin. Emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv, sjell në fokus këtë fenomen duke iu referuar raportit të publikuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Zyrës së Personave të Zhdukur në Britaninë e Bashkuar, sipas së cilës,  këtë vit janë zhdukur në këtë shtet përafërsisht 112, 853 fëmijë nga e gjithë Evropa. Sipas këtij raporti, Shqipëria krahasuar me vendet e tjera të Evropës ka shifra alarmante përsa i takon të miturve të humbur, nga ku vetëm në 9 muaj rezultojnë të zhdukur në shtetin britanik fëmijë shqiptarë. Nga janari i këtij viti e deri më sot 11 adoleshentë shqiptarë nuk janë kthyer ende në shtëpi.

Por, pse po  zhduken adoleshentët shqiptarë ? Çfarë i detyron ata të braktisin vendlindjen  e tyre dhe të marrin vendime drastike ?

Gazetarja Silvana Muça, e cila bëri publik këtë raport, e ftuar në panelin e emisionit ’Pa Gjurmë’, sqaron se pas adoleshentëve që kalojnë kufirin ilegalisht është dikush që i mbikëqyr.

“Mosha kryesore është nga 15 deri në 17 vjeç. Mendoj se ka një sponsorizues që  i merr këta adoleshentë  atje, sepse rruga për të shkuar deri atje kushton dhe normalisht dikush ja paguan. Sipas informacione që unë kam, ata punojnë në shtëpi hashashi dhe marrin pagesa sezonale. Unë kontaktova një adoleshent dhe ai është person i shpallur në kërkim nga policia britanike. Ndërsa, Burreli dhe Kukësi janë dy vende të cilat kanë përqindje më të lartë të fëmijëve te cilët shkojnë në Britani.”-përfundon  Muca

I kontaktuar nga stafi i emisionit “Pa Gjurmë”, 17-vjeçari, një nga 11 adoleshentët shqiptarë, emri i të cilit rezulton të jetë në listën e të humburve, ka dhënë informacion rreth asaj që po ndodh në të vërtetë me ta. Sipas tij, largimi nga Shqipëria lidhet me mungesën e kushteve minimale të jetesës. I riu shprehet se çdo adoleshent që shkon në mënyrë ilegale në Britani kalon shumë peripeci duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Gazetari- Përshëndetje E.!

E. T - Përshëndetje, si jeni?

Gazetari- Ju shkruaj nga redaksia e emisionit ‘Pa Gjurmë’, ju jeni i denoncuar si i humbur nga policia britanike. Jeni mirë me shëndet ? Çfarë ka ndodhur, a keni nevoje për ndihmë ?

E. T- Jo, nuk kam nevojë për ndihmë. Kam ikur vetë nga shteti, pasi jetoj me të dashurën time.

Gazetari- Me sa shokë jeni aty ?

E. T - Jemi disa shqiptarë këtu, por nuk dua të spiunoj. Aty në Shqipëri, gazetarët po përdorin fotot tona, dhe unë do i hedh në gjyq.

Gazetari- Po me familjen flisni këtu në Shqipëri ?

E. T - Nuk jam i humbur, flas me familjen time.

Gazetari - Dëshironi të keni një komunikim me emisionin ?

Gazetari – Mirë, mbetemi në kontakt…

E. T - Po, vetëm mos më sillni probleme

E. T - Ok, mirupafshim

Por si reagon policia Britanike kur përballet me situata të tilla ?

Menjëherë pas lokalizimit, shteti iu gjen shtëpi dhe u jep një tarifë javore prej 70 paund. Shumë kjo, e cila për ta nuk është e mjaftueshme për të jetuar, ndaj vendosin të largohen nga shtëpia që i ka ofruar shteti, duke rënë pre e përfshirjes në punë të jashtëligjshme. Por as policia dhe as shteti nuk mund t’i sjellë në Shqipëri deri sa të mbushim 18 vjeç. Që nga janari i vitit 2020 e deri më sot, rezultojnë të humbur:

Indrit Matranxhi, 16 vjeç-zhdukur që me 6 gusht 2020
Bamir Matmuja, 16 vjeç, zhdukur që me 19 qershor 2020
Fatos Ahmeti, 17 vjeç-zhdukur që me 10 qershor 2020
Flamur Taçi, 15 vjeç, zhdukur që me 9 maj 2020
Bledar Daci, 16 vjeç, zhdukur që me 10 maj 2020
Ervin Gjuzi, 17 vjeç, zhdukur që me 16 prill 2020
Erlind Topuzi, 17 vjeç, zhdukur që me 3 prill 2020
Sindrit Kolaj, 17 vjeç, zhdukur që me 4 shkurt 2020
Klajdi Avell, 17 vjeç, 31 zhdukur që me janar 2020
Asmerijdo Hoxha, 17 vjeç, zhdukur që me 3 janar 2020
Orlando Cenaj, 17 vjeç, zhdukur që me 2 janar 2020

Ndërsa shqetësues vazhdon te mbetet  numri i shqiptarëve që gjenden në burgjet angleze, ku shumica janë përfshirë në tregtinë e drogës e veçanërisht atë të kokainës dhe kultivimit të kanabisit. Listët së adoleshtëve të humbur në pak muaj i shtohen edhe dy shqiptarë të tjerë, rasti i të cilëve ka marr gjithashtu vëmendjen e mediave britanike, pasi janë publikuar nga policia britanike Highland and Island Police Division.

Olti Gega humbi gjurmët më 1 gusht ku u pa për herë të fundit, në Camagael të Highlands në Britani, rreth orës 12:00. Pak më shumë se një muaj ende nuk ka asnjë gjurmë për fatin e 17-vjecarit i cili u raportua i humbur nga zona e Fort William. Njoftimi u publikua në faqen zyrtare të policisë rajonale, ndërsa menjëherë u vunë në lëvizje për të gjetur të riun shqiptar. Ndërsa në zonën Worthing ku jetonte policia ka nisur hetimet edhe për zhdukjen e 26-vjecarit Eduart Deda më datë 29 maj të vitit 2020. Mediat britanike publikojnë edhe detaje të tjera të lëshuara nga policia mbi përshkrimet fizike të dy të rinjve nga Shqipëria.

Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehuu: 08/09/2020 09:46

    kto flasin dhe duan ta bejne tragjike vetem per shikues. Se per te tjera as nuk e kan idene fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja