Arsyet pse Rumania pretendon për kthim prone në Sarandë

Arsyet pse Rumania pretendon për kthim prone në Sarandë

Saranda

Midis viteve 1934 dhe 1939, Rumania kishte një tokë në Detin Jon, në Sarandë. Mbreti Zogu ia kishte dhuruar tokën Nicolae Iorga-s, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për historinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, si dhe për fatin e Ballkanit.

Historiani i dhuroi më pas 50 për qind të zonës shtetit rumun dhe kështu Rumania fitoi daljen në Detin Mesdhe, nëpërmjet detit Jon. Instituti Rumun në Sarandë (Casa Iorga) mbante emrin e themeluesit që në fillimet e tij. Shtëpia u ndërtua në vitin 1937 në një truall prej gati 1 mijë metrash katrorë në qytetin bregdetar.

Historia u shkrua si rezultat i kurseve që profesori Iorga mbajti në Universitetin e Bukureshtit dhe që u përdorën si material dokumentar nga delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes në Londër në 1919, ku ai mbështeti kauzën e pavarësisë dhe njohjen e planit ndërkombëtar të Shqipëria dhe kufijtë e saj. Iorga ia dha atë tokë shtetit rumun në vitin 1934, me kushtin që aty të ndërtohej një ndërtesë për të shërbyer si institut për studime dhe kërkime arkeologjike.

Në kuadër të koncesionit, një institut i tillë u themelua në vitin 1937, i cili funksionoi midis viteve 1937 dhe 1940, pastaj përsëri midis 1942 dhe 1944. Ndërtesa e institutit u projektua nga arkitekti rumun Petre Antonescu. Koncesioni rumun u mor nga Rumania përmes “pushtetit të butë” dhe, për rrjedhojë, elementë të Forcave të Armatosura Rumune nuk u vendosën kurrë në zonë. Territori u pushtua përfundimisht nga Italia, së bashku me të gjithë Shqipërinë, në prill të vitit 1939.

Kjo temë u trajtua sërish kohët e fundit në diskutimet dypalëshe mes dy shteteve, duke nënvizuar rëndësinë e përfundimit të shpejtë të procesit të retrocesionit të Shtëpisë Iorga në Sarandë, pronë e shtetit rumun të shtetëzuar pas vendosjes së regjimit komunist dhe shitur nga autoritetet shqiptare personave privatë pas rënies së regjimit totalitar në 1992. Paralelisht me hapat administrative dhe juridiksionale, çështja e rikuperimit të godinës u ngrit nga pala rumune gjatë disa takimeve dypalëshe, përfshirë në nivelin më të lartë, me kërkesën për zbatimin e vendimeve të gjykatave shqiptare.

Në nivel të dialogut politik dypalësh, në disa raste u dhanë garanci se situata e kësaj godine do të zgjidhet në përputhje me vendimet e sistemit të drejtësisë shqiptare. Këto deklarata kanë mbetur pa efekte konkrete, ku problematika kryesore është dëmshpërblimi për blerësin që ka blerë objektin në vitin 1992. Në nëntor 2016, Instituti Rumun i Kulturës zbuloi në Sarandë bustin e historianit dhe politikanit të madh rumun Nicolae Iorga, një vepër e realizuar nga skulptorët me origjinë arumune Zisa Musha dhe Mario Musha.

Leksionet e Nicolae Iorga për historinë e Shqipërisë, të cilat i kishin dhënë delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës (1913) argumente për afirmimin e të drejtave historike të popullit shqiptar, u botuan në vitin 1919 në librin “Brève histoire de l’Albanie et du peuple albanais”. Ishte Iorga që zbuloi, në vitin 1915, në Bibliotekën Medicea Laurenziana në Firence, dokumentin më të vjetër të njohur në gjuhën shqipe, të vitit 1462 – “Formula e pagezimit”, një tekst liturgjik i shkruar nga kryepeshkopi romak katolik nga Durrësi, Pal Engjëlli.

Vepra e Nicolae Iorga përmban studime të shumta, punime sinteze mbi historinë kombëtare, kërkime mbi jetën e arumunëve (rumunëve nga Ballkani), evolucionin dhe autoktoninë e tyre në pjesët qendrore-jugore të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë. Politikani dhe diplomati rumun, Titus Corlatean përfitoi më 12 tetor të vitit të kaluar nga pjesëmarrja e kryeministrit shqiptar Edi Rama në punimet e Asamblesë së KiE-s, për t’i bërë një kërkesë të pazakontë.

Kjo, lidhur me kornizën e mbledhjes dhe fjalimit 60-minutësh të Ramës që kërkonte një raport vijues referuar atij të Dick Marty-t. Ish-ministri rumun i Drejtësisë dhe i Punëve të Jashtme kërkoi informacion nga kreu i qeverisë shqiptare sa i takon një “kthimi prone”.

“Bëhet fjalë për kthimin e një simboli historik të një marrëveshjeje mes Rumanisë dhe Shqipërisë që vërteton se Mbreti Zog në një shenjë mirënjohjeje ia ofroi një rumuni të shkëlqyer. A keni ndonjë informacion për këtë kthim prone”, u shpreh Corlatean./Albanian Post

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 17/04/2023 19:55

    O bo bo mos ja jepni rumuneve. Pervecse nuk kane te drejte ligjore do e kthejne ate ne qender korrupsioni dhe degjenerimi ne mes te Sarandes. Ata as nuk i cekin pronat e shtetasne shqiptare ne mes te Bukureshtit.

    Përgjigju
  • Sula: 17/04/2023 06:41

    Normale kur nuk e ke pronen tende nuk te duket gje tja falesh te tjerve pse nuk I fali nje cope toke ne Mat e ta shikonte zogu .Ka punu shume ky mbret per shqiperin fal toka e vidh fuori per vete.Tamam si pushtetaret e sotem vidh popullin e fal detin te tjerve,sa njerez te pa ngop qe paskemi qene,prandaj nuk ben hajer vendi jone se kemi njerez te keqij

    Përgjigju
  • Iris: 17/04/2023 01:38

    Zoteria ka bere shume sherbime te rendesishme per Shqiperine,e meritonte nje shperblim,ose vleresim.Po te ishte Meta ne ate kohe, do t'i kishte dhene shtetesine dhe dekorate, se ato i jepte si karamele.Por Zogu ka jetuar ne kohe tjeter,mendesi tjeter dhe veproi sic e pa te drejte.Ky nuk eshte rasti i pare ne hist.shqiptare.Nuk duhen harruar tokat qe iu bene dhurate Skenderbeut ne Itali, ku me vone do te vendoseshin ata qe sot quhen arbereshe,gjithashtu nuk duhen harruar dhe rastet kur shtetas shqiptare kane dhuruar toka per institucionet fetare,per bamiresi,ose shtetit laik per nevoja te tija.Ne kohet e sotme kemi pasur raste kur njerezve te drejtesise e te politikes u jane dhuruar prona e toka per arsye me te dyshimta.S.d.q akti i faljes(dhurimit) te kesaj toke eshte i barazvlefshem me shitjen dhe duhet respektuar nga shteti shqiptar.

    Përgjigju
    • Vaso: 25/04/2023 12:30

      Rumunet jane popull i urryer ne Itali, Angli,Austri dhe Spanje. Jane genjeshtare te regjur dhe vetem deme i kane shkaktuar Shqiperise. Komplet Bukureshti i vjeter edhe Sinaja jane ndertuar nga shqiptaret ,por mohohet nga Rumania. Edhe vet gjuha rumune eshte bazuar nga shqupja per shkak te shqiptareve te shumte atje. Pa shqiptaret nuk do kishte Rumani por tani duan edhe te vjellin toka te tjera ashtu sic vodhen toka hungareze ne Transilvani.

  • Drejtësi: 16/04/2023 23:41

    Patjetër që Rumunët dhe Rumania DUHET që ta marrin token që ju përket me të drejtë. Eshte Tokë e tyre dhe në bazë të të gjitha konventave ndërkombëtare, Toka i Përket Shtetit Rumun. Përndryshe Ju Pret Gjygji i Hagës.

    Përgjigju
  • A. N.: 16/04/2023 23:38

    Ahahahaaa te shkoje e ta marre tani token se do e gjeje te betonizuar.

    Përgjigju
  • Taksat: 16/04/2023 23:23

    A i ka paguar Romania taksat e prones nga 1920 ne 2023 ? Pra mbi 7 mio € taksa , me 7501 prona rishoerndahet perseri ndaj marrin vetem lesht

    Përgjigju
    • zifti: 17/04/2023 15:09

      O injorant, cfare taksash kerkon ti te paguaje shteti rumun kur ti e kishe zhveshur nga posedimi i prones? Shko pyet ndonje qe kupton, se ti akoma ne komunizem ke mbetur

  • Mbreteria: 16/04/2023 23:21

    Tokat ne sarànd perpara mbretit zog ishin prona te familjes Gjin Bue shpata etj pra prona shqiptaresh te mbreterise dhe principatave te kohes. Rumania me 7501 merr lesh ne sarànde por mund te marr cmim tregu pra pronen ne vlere monetare dhe kete vlere e paguan familja mbreterore me pronat qe ka sot ne ankand! Pra para mbretit zog kane qene prinicipata dhe mbreter plot ndaj me 7501 ashtu sikurse ish pronaret marin vetem kembim ose vlere monetare!

    Përgjigju
  • emri: 16/04/2023 22:21

    zogu qe jepte prona shqiptare lart e poshte shqiperise si me qene karamele. po normal u veteshpall mbret dhe cdo i dukej se ishte e tija. tamam kodra mbas bregut tek kerkojne rumanine ne kete cope deti jon.

    Përgjigju
  • Aqifi Himare: 16/04/2023 22:10

    Po mbreti Zog ja beri dhurate ne kohen qe ishte mbret dhe ne shenje mirnjhjeje.Ai njeri ka vdekur dhe prona nuk eshte e blere qe te jete e trashegueshme.Kjo eshte toke shqiptare dhe ska si te kete pretendine rumania.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë