Arsyet se pse Gjykata e Lartë rrëzoi Apelin për çështjen Tahiri, 4 variantet e trupit të ri gjykues për fatin e ish ministrit të Brendshëm  

Arsyet se pse Gjykata e Lartë rrëzoi Apelin për çështjen Tahiri, 4 variantet e trupit të ri gjykues për fatin e ish ministrit të Brendshëm  

Saimir Tahiri dhe avokati i tij

TIRANË-Gjykata e Lartë, me trupë gjykuese të përbërë nga Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe anëtar Ervin Pupe vendosi dje të rrëzonte vendimin e 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Saimir Tahirin, duke rikthyer çështjen për shqyrtim nga një tjetër trupë gjykuese edhe një herë në Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Po çfarë parashikonte vendimi i Apelit të qershorit 2020, i cili u rrëzua nga Gjykata e Lartë në bazë të një rekursi të bërë nga Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia?!

Në qershor të vitit 2020, Gjykata e Posaçme e Apelit me trupë gjykuese të përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara vendosi rikthimin për gjykim të dosjes në shkallën e parë, pasi ish ministri ishte dënuar për një vepër penale, për të cilën as nuk ishte hetuar dhe as gjykuar.

Tre gjyqtaret e Apelit rrëzuan vendimin e ish-Gjykatës së Krimeve të Rënda së Shkallës së Parë, e cila në shtator të vitit 2019, dënoi Tahirin me 5 vite pesë vjet burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjykata rrëzoi dy akuzat e tjera të rënda të prokurorisë kundër Tahiri, atë të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, si të pabazuara. Në përfitim të gjykimit të shkurtuar, Tahiri u dënua me 3.4 vjet burg, dënim i cili u pezullua nga gjykata me një afat 3-vjeçar. Së bashku me Tahirin u shpall fajtor për “shpërdorim detyre” edhe ish-drejtuesi i policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Si prokuroria, ashtu edhe Tahiri, nuk ishin dakord me vendimin e shkallës së parë. Tahiri kërkon pafajësi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, për të cilën nuk është hetuar, ndërsa prokuroria kërkonte ta shpallte fajtor për akuzat e rënda të ngritura.

Po pse Gjykata e Lartë rrëzoi Apelin?

Gjykata e Lartë ka konstatuar se trupi gjykues i Apelit nuk është formuar në mënyrë të rregullt. Albana Boksi kishte kërkuar dorëheqjen nga çështja për shkak se ishe në papajtueshmëri, por kërkesa e saj ishte refuzuar. Boksi kishte marrë pjesë në shqyrtimin e kërkesave paraprake. Gjithashtu, në pretencë pretendohet se dy gjyqtaret e tjera Nertina Kosova dhe Nure Dreni ishin gjendur në kushte papajtueshmërisë, pasi kishin marrë më parë pjesë në këtë çështje, duke shqyrtuar kërkesa gjatë procesit. Pjesëmarrja e të tre gjyqtareve të Apelit në këtë proces, sipas Gjykatës së Lartë, ishte në kundërshtim me nenin 15 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon që gjyqtari që ka marrë pjesë në seancat paraprake nuk mund të marrë pjesë në gjykim.

Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e tjera në rekursin e Tahirit, sidomos në lidhje me provat, duke theksuar se vlerësimi i provave është atribut i gjykatës së fakit. Tahiri kërkon rrëzimin e procesit edhe në shkallën e parë, pasi akuza e re, ajo e shpërdorimit të detyrës, për të cilën u dënuar, nuk i është komunikuar, me qëllim që të bënte mbrojtjen. Tahiri u dënua për një akuza, për të cilën nuk u akuzua asnjëherë. Megjithatë, Gjykata e Lartë rrëzoi procesin nga ana procedurale. Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e SPAK për rigjykim në shkallën e parë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë është një fitore e Tahirit në betejën procedurale me Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Megjithatë, beteja është hapur.

Tashmë Gjykata e Apelit me një tjetër trupë gjykues mund të vendosë lënien në fuqi të shkallës së parë për dënimin e Tahirit, shpalljen e pafajshëm të Tahirit edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrë, shpalljen fajtor për të gjitha akuza ose kthimin e dosjes për shqyrtim nga e para në shkallën e parë. Nuk ka dyshim se sfida kryesore e Apelit tashmë është të vlerësojë nëse mund të dënohet një person për një vepër penale, për të cilën nuk ka pasur proces.

Çështja

Saimir Tahiri vu nën shënjestrën e Prokurorisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit. Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare e konsideroi të pabazuar kërkesën për arrestim. Pas dy vitesh, Gjykata për Krime të Rënda rrëzon të gjitha akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, duke e dënuar për shpërdorim detyre. Por, edhe ky dënim nuk ka marrë deri më sot formë të prerë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 29/09/2021 16:13

    Per kete askush nuk therret, bertet! As Kim, as Palmer, as Eskobar, as Rama as Basha, askush..... por te gjithe therrasin Llalla Llalla, e Tahiri ben kerrdine.

    Përgjigju
    • Ladi: 30/09/2021 08:30

      Tosi ca ke me plak… mos u merzit se ka pas gj kohen Hajdarmata me hetu dhe nuk nxorri gje ne drite...hajde te fala Klod Lales

  • Turi: 29/09/2021 15:40

    Koecidenca me e madhe por edhe me e keqe. Sajmirit Po I hiqeshin akuzat per kanabizim te vendit ne Gjykaten e Larte, ne te njejten ore ne Lezhe vritet nje oficer policie ne aksion anti-kanabis. Rrofte reforma ne drwjtesi rrofte Yuri Kim me shok.

    Përgjigju
  • Jurist: 29/09/2021 15:33

    Film qe e kemi pare lojen me pocedurat ,edhe luli me procedure ja hodhi , ky po fiton kohe. Inspektori Larte i drejtesise duhet te nise hetim per gjyqtaret qe kane shkelur ligjin me dashje,e kane gjykuar ne papajtushmeri. Gabim diletant qe nuk ebejne as kursantet e magjistratures.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 29/09/2021 14:43

    Nese ka drejtesi saja denohet me burg per trafik lendesh narkotike duke qene minister i brendshem

    Përgjigju
    • klodi: 30/09/2021 08:29

      Te fala Besimit dhe Tikut!

  • Ahmet Meshi: 29/09/2021 14:04

    Punojsit e policise shtetit sidomos ata te rolit baze dhe te mesem te menaxhimit jane braktisur nga drejtuesit e tyre, te cilet 70%, jane te emruar nga ish MB, S. Tahiri, duke filluar nga drejtori i Pergjithshem dhe disa Drejtore e zv/Drejtore qarqesh, te cilet kane pase lidhje qe nga viti 2017, me trafikun e narkotikve.

    Përgjigju
    • Bureto: 29/09/2021 17:41

      Saga e Saimir Tahirit eshte per ta perdorur ate si koke turku nga politika. Tahiri eshte treguar kalama budalla qe kishte blere a shitur makinen tek kushuriri i larget,(i akuzuar si trafikant droge) dhe Tahiri e kishte perdorur nje here ate makine per te shkuar ne Greqi. Kaq ka dale e akuza qe e rendon ate si ishminister i Brendshem. Te tjerat jane tjerrje si rrjeta e merimanges per ta denuar me çdo kusht si ish minister i Brendshem. Everteta eshte se Partia Socialiste dhe Rama nuk i dolen krah dhe e lane te perballet i vetem. Mendoni Saliun se si ka vepruar me kriminelet dhe hajdutet e tij dhe po ashytu drejtesine e tij, dhe bejeni vete krahasimin. Gjithsesi Tahiri me budallallekun apo naivitetin e vet po paguan jo pak. Por fakti se jemi ne periudhen kur reforma ne drejtesi duhet te jape rezultate dhe Saimiri duhet te konsiderohet “peshk i madh”, i nrene ne rrjeten e saj, kjo sherben si nje motiv me shume qe kjo sage te vazhdoje prej mbi 4 vjetesh end epa nje vendim perfundimtar: fajesi apo pafajesi! rruge te mesme nuk mund te kete. Se siç thote proverbi: “me mire 100 fajtore jashte burgut se sa nje i pafajshem në burg”. Per gafen e vet Saimir Tahiri ka paguar si askush nder pushtetare e politikane te larte, ndaj edhe Gjykata e Larte mendoj se ka vepruar drejt, duke anashkaluar spekullimet qe mund te beje politika se, si Saimir Tahiri si te denohet si te mos denohet do t’i gjendet vegja per ta anatemuar drejtesine, per vendimin perfundimtar te saj: ne rastin e pare do thone: E shpetuan gjyqtaret e Rames; në te dytin: E denoi frika e gjyqtareve se mos akuzoheshin se ishin të blere e me the te thashe si keto, kenge te njohura tashme. Drejtesia duhet te fitoje kurajon qe te jape drejtesi mbi bazen e provave dhe fakteve dhe jo mbi bazen e opinioneve apo luftes politike. Ky besoj ka qene edhe qellimi kryesor se pse lindi nevoja per reformen ne Drejtesi. Te jete ajo e pavarur nga politika, por te jete e ftohte dhe kurajoze ne gjykimin dhe vendimet e saj. Drejtesi te kulluar nuk ka, por edhe zvarritje te kesaj natyre nuk bien ere te mire.

    • Katarakti: 29/09/2021 16:58

      Saimiri eshte i pafajshem! Faj kane qe nga Saliu dhe me rradhe! Te gjithe politikanet investuan ne kanabis Sativa dhe tani duhet te pergjigjet Tahiri!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus