Teatri i Kukullave në Lezhë i rikthyer pas 30 vjetësh mungesë ka nisur aktivitetet edhe jashtë qytetit.
I ngritur pak muaj më parë, ky institucion ka dhënë shfaqje në fshatrat e Ungrejit dhe Kalivaçit të Bashkisë Lezhë.
Dalja me ture jashtë rrethit ka nisur me premierën “Xixëllonjat”.
Drejtori i shkollës së bashkuar në Ungrej Lek Luku thotë se shfaqjet do të vijojnë pavarësisht se mungojnë ambientet e përshtatshme.
“Është një moment që edhe shkolla si pjesë e procesit mësimor edukativ ne ta shfrytëzojmë këtë kohë. Falenderojmë Qendrën Kulturore të fëmijëve për këtë shfaqje”, u shpreh Luku.
Drejtoresha e shkollës në Kalivaç, Drita Gjoni ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj organizatorëve.
Drejtori i arsimit Ardian Laçi, është i bindur se interesi i fëmijëve për te ndjekur të tilla shfaqje është i larte edhe ne zonat rurale.
Teatri i Kukullave në Lezhë iu rikthye këtij qyteti në fillim te muajit dhjetor me sipërmarrjen dhe kontributin e ish-aktorëve te Lezhës që sot janë në pension.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO