'Art me shtiza', pensionistët vetëpunësohen në Fier! Trotuaret e nënave me shtiza mbushen me pune artizanale

Puna e dorës ose arti i thurjes me shtiza ekspozohet çdo ditë në pedonalen kryesore të Fierit.

Nuk bëhet fjalë për një ekspozitë arti, por për veshje të thurura që këto gra i shesin për të siguruar jetesën.

“Ka raste shesim nga një palë dy palë. Unë përpara kam qenë zyrtare, 30 vjet kam qenë ekonomiste.  Kompensojmë pensionin se s’na del, po ta kisha 300 mijë lekë unë pensionin, nuk dilja këtu”, shprehet një grua.

Përmes një tregu të improvizuar pranë murit rrethues të xhamisë çdo ditë shikon gra dhe gjyshe të cilat nën shoqërinë e njëra-tjetrës thurin me shtiza, triko, fanella, çorape leshi e të tjera duke krijuar artin autentik ku bashkohet e bukura dhe e veçanta.

“Punojmë kalojmë orën, mos të mërzitemi. Fanela, papuçe dhe çorape leshi i përlajnë, pse sepse tani këto bëjnë për raumatizëm, kush është i ftohur, i sëmurë.  Këtu punojnë 30 gra, që punojnë tamam si kombinati i leshëpunueses”, shprehet një qytetare e moshuar.

Për këto gra artizane që ushtrojnë punën e dorës mungesa e një vendi të përshtatshëm është ajo që i pengon në punën e tyre që tashmë e kanë kthyer në traditë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naim: 14/11/2020 23:23

    Mjere shqipia ime ne cdore tradhetare qe ka ngelur Mjere toka meme..c djall zoteron Shqiperin Mjere populli shkrete..qe ka votu per gomarin me brire. O popull ngrehu mos fli gjum..zgjidhe hallin..cfare ben ..futiu punes.. poshte qeveria.. poshte te padrejtet.

    Përgjigju
  • Populli: 14/11/2020 20:24

    Bashkia të vendosi 5 tavolina dinjitoze për këto zonja se nuk bëhet nami.

    Përgjigju
    • Fieri: 15/11/2020 07:38

      Kryetari bashkis e ka mendjen te shofi bydhet e grave..as qe i shkon ne mendje qe duhen tre tavolina per te shitur keto nenat..

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë