TIRANE - Pas deklaratave të djeshme të ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu në “5 Pyetje nga Babaramo” për institucionin e KQZ-së, deputetja socialiste Arta Dade shprehet për mikrofonin e A1Report se "Arvizu ka hedhur idenë e rikompozimit, KQZ-së duhet t'i kthehet ligjshmëria"
"Eshtë cënuar në mënyrë të pariparueshme dhe është urgjente të zgjidhet cështja e KQZ,po është më urgjente që KQZ të mos cënojë komisionet e niveleve të dytra dhe të treat dhe për këtë arsye do të instruktojmë komisionerët tanë, që të zbatojnë në mënyrë të përpiktë kodin zgjedhor" - tha Dade.
Duke iu referuar kolapsit në KQZ pas shkarkimit të Muhos tha se “Nuk do kishim ardhur në këtë gjendje nëse mazhoranca do kishte pasur ide të qarta dhe i takon asaj të zhbëjë, atë që bëri me KQZ-në.
Deputetja shpreh gatishëmërinë e grupit opozitar për të bashkëpunuar për KQZ-në, por se zgjidhjen duhet ta japë PD-ja.
“Berisha të heqe dorë për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, për të deformuar zgjedhet demokratike, që janë në axhendën e BE. PS dhe koalicioni i formuar nuk e ka praktikë bojkotin, me KQZ apo pa KQZ Berisha do të ikë dhe Shqipëria do të ketë rrotacion. KQZ i formatuar apo jo nuk do mund të minojë aspiratën e shqiptarëve për në BE".
Dade është shprehur se “Kemi dy akte ende pa filluar mirë procesi zgjedhor "Akti i parë mandati i Kukësit dhe i dyti ndryshimi i KQZ në Kuvend" duke thënë se katër anëtarët aktual përfaqësojën mazhorancën në KQZ.
PS thekson edhe njëherë se “Kthimi i ligjshmërisë do të thotë kthimi i vendimeve” duke premtuar se "ne do t’i japim vendit zgjedhje të lira e demokratike, këto janë sinjale që jep mazhoranca për të lëkundur besimin te zgjedhje të lira dhe demokratike". .
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com